TIRANË - Ka përfunduar takimi mes Ministres së Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Sekretarit të Shtetit të Suedisë, Frank Belfrage, njofton Ministria e Integrimit. Në këtë takim Gjosha u shpreh se, “shqiptarët e duan Bashkimin Evropian. Marrja e statusit është për ne vetëm një hap shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit”.
Ministrja Gjosha po zhvillon sot një vizitë në Suedi, në vijim të turit të takimeve me përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Plotësimi i prioriteteve të lëna nga progres-raporti, përmirësimi i imazhit të Shqipërisë tek vendet anëtare si dhe progresi i bërë me reformat e ndërmarra muajit e fundit do të jenë disa nga çështjet kyçe për të cilat ministrja Gjosha do të diskutojë në këto takime.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com