Gjuajti Rusmajlin, Bejko: Kuliçaj
më goditi në komisariat

Gjuajti Rusmajlin, Bejko: Kuliçaj <br />më goditi në komisariat
TIRANË - Incidenti mes të përndjekurve politikë dhe deputetit Ilir Rusmaili, s'ka tërhequr vëmendjen vetëm të komisariatit nr. 1 dhe prokurorisë së Tiranës të cilët kanë hetuar ngjarjen, por rreth këtij sherri janë interesuar personalisht krerët më të lartë të Ministrisë, Policisë së Shtetit dhe SHISH-it.
Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", Lirak Bejkonjeriu që goditi me grushta deputetin Rusmaili tregon se rreth orës 12:00 të natës në komisariatin nr.1, është paraqitur zv/ ministri i Brendshëm AvenirPeka, zv/drejtori i Policisë sëShtetit Agron Kuliçi si dhe disa oficerë të Shërbimit Informativ Shqiptar. Qëllimi i kësaj vizite ka qënë marja në pyetje e Bejkos, pasi emrat e përmendur mendoninse ish-i përndjekuri politik kishte konflikt personal ose ishte future nga persona të tjerë për të qëlluar me grushta deputetin e Partisë Demokratike, njëherësh kryetarin e Komisionit të Ligjeve. Gjatë marrjes në pyetje,
Lirak Bejko pretendon seështë goditur nga zv/drejtori Kuliçaj, i cili më pas i ka kërkuar falje. Bejko tregon se në pyetje nga oficerët e SHISH, zv/ministry Peka dhe zv/drejtori Kuliçaj është marë dhe shoku i tij GjergjNdreca, i cili ka mohuar se goditja e Rusmailit ishte porositur nga persona të tjerë. Bejko, thotë që goditja e Rusmailit është bërë për shkak se ai injoroi funeralin e Grigor Zaharisë, gënjeu me ligjin për dëmshpërblimin e të persekutuarve si dhe për shkak të gjendjes së rënduar ekononmike të kësaj shtrese, por dhe jo vetëm. Nëpërmjet kësaj interviste ai kërkon dhe lirimin nga burgu të shokut të tij, Gjergj Ndreca, i cili u arrestua sërishpër shkak se goditi avokatin Agim Tirana, pasi gjatë hetuesisë në periudhën e komunizmit, Tirana i kishte shuar cigaren në hundë.

Para se të ndodhte incidenti me deputetin Rusmaili, juve çfarë ishit duke bërë dhe ku ndodheshit?
Unë kam qënë afër arkivolit të shokut tim Grigor Zaharia. Për shkak të marëdhënieve shumë të afërta me të ndjerin, unë jam caktuar që të organizoja homazhet. Kam vënë mbi arkivol një flamur kombëtar dhe ish të burgosurit kanë bërë homazhet, duke i dhënë lamtumirën e fundit Zaharisë.

Po me deputetin Ilir Rusmaili, si u konfliktuat patët ndonjë bisedë me të apo ju ka ofenduar ai juve?
Deputeti Rusmaili, na ka injoruar jo vetëm ditën kur kandodhur ngjarja por dhe kur ka bërë ligjin për dëmshpërblimin e të persekutuarve, pasi ai është njënga iniciatorët e tij. Herë pas here kemi kërkuar paratë e burgut, por që në fakt asnjëgjë nuk na ështëdhënë. Ditën e ngjarjes Rusmaili ka qënë duke dalë nga parlamenti. Një nga shokët e mi, i kakërkuar që të vinte të bëntehomazhe para arkivolit të GrigorZaharisë, që ishte vendosur nëInstitutin e të Përndjekurve Politikë. Kërkesës së të përndjekurve,ai i është përgjigjur me injorim, duke pohuar "ik se nuk merem me ju unë".

Çfarë bëtë ju pastaj, biseduat me të apo e goditët?
Pasi kam parë këtë s'kenë shumë të ulët të deputetit unë kam shkuar dhe e kam goditur dy herë. Një herë i kam rënë mepëllëmbë pastaj e kam qëlluar në pjesën e qafës me grusht. Nga goditja Ilir Rusmaili është rëzuarnë tokë, ku e kanë ngritur forcat e policisë që ndodheshin aty. Policat më kanë kapur mua, ndërsa pak më vonë dhe Gjergj Ndrecën, duke na çuar në komisariatin nr.1.

Në polici çfarë ju kanë thënë, ju morën në pyetje?
Na kanë marë në pyetje disa oficerë. Unë kam pranuar që ekam goditur për shkak se deputeti na injoroi si dhe nga pakënaqësitë që kemi gjatë këtyre viteve, për shkak se nuk na është dhënë dëmshpërblimi për vitet e burgut. I kam thënë se deputeti dhe qeveria ku ai bën pjesë nuk na njeh të drejtat tona,të cilat jemi në gjëndje ti mbrojmë dhe me armë madje.

Po gjatë pyetjes dhe mbajtjes në polici kanë ushtruar dhunë fizike ndaj jush?
Jo për të goditur s'më kanë goditur, policët janë sjellë mire dhe me mua, por dhe me Gjergjin. Vetëm kur ka ardhurAgron Kuliçi që më ka marë në pyetje, a më ka qëlluar vetëm një here, por në fund pasi është larguar nga komisariati më ka kërkuar falje.

Ç'lidhje kishte zv/drejtori i policisë tju merte në pyetje. Ju a dhatë shpjegimet para oficerëve të komisariatit nr.1?
Kuliçi së bashku me disa oficerë të SHISH dhe zv/ministrin e Brendshëm Avenir Peka, kanë ardhur rreth orës 12:00 në komisariat. Aty mua më kanë ngjitur në zyrë, ku më kanë mare në pyetje. Ata interesoheshin se ndoshta unë isha futur nga persona të tjerë për të qëlluar deputetin Rusmaili. Unë i kam thënëse nuk është e vërtetë një gjë e tillë, por ata këmbëngulnin. I kam thënë se jam shtresë e persekutuardhe për demokraci kam bërë burg në komunizën, dhe se komunistët në 91 do I kisha vrarë po s'më lanë shokëtdemokratë. Në këtë momentKuliçi më ka pohuar duke mëthënë se "po të ishe aq antikomunist sa hiqesh do i kishe vrarë", dhe më ka qëlluar njëherë. I kam kërkuar llogari pse më godet, por ata kanë vashduar të më pyesin së bashku me zv/ ministrin Peka dhe agjentët e SHISH-it. Pasi i kam dhënë fjalën se nuk kam asnjë gjë personale me deputetin Rusmailidhe se nuk do e shqetësoj më nëvazhdim, ata janë larguar nga komisariati nr.1. Kur janë larguar, Kuliçi më ka kërkuar falje që më goditi. Për këtë ngjarje atakanë pyetur dhe Gjergjin, i cili I ka pohuar se mua nuk më kishte përdorur asnjë person për të qëlluar deputetin Rusmaili.

Po deputeti Rusmaili ka bërë denoncim në polici për incedentin?
Jo deri tani ai s'ka bërë denoncim. Goditja ka qënë diçka e momentin dhe unë s'kam asgjë personale me të dhe familjen e tij.

Po shoku juaj Gjergj Ndreca që ndodhet në burg, përse e goditi avokatin Agim Tirana?
Avokat është tani, po çfarë ka qënë më përpara ai. Ai ka turturuar njerëz. Gjergjit ia ka shuar cigaren në hundë ai avokati. Prandaj dhe kur e pa, ai e qëlloi
me grushta.

REAGIMI - Kuliçaj: Nuk e njoh
I pyetur nga gazeta rreth pretendimit të Lirak Bejkos se është goditur vetëm një herë gjatë marrjes në pyetje nga Agron Kuliçi, ky i fundit është shprehur se nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga ato që thotë personi i arrestuar pak ditë më parë. Sipas zv/drejtorit të Policisë së Shtetit ai nuk ka asnjë njohje me Bejkon dhe se thëniet e tij janë të pavërteta.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane