BRITANI - Bregu Jurassic në Britaninë e Madhe është mbushur me gjuetarët e thesareve për shkak të fosileve të një gjigandi zvarranik detar, vlera e të cilit arrin deri në 18 mijë euro.

Njerëzit shkojnë nga tërë vendi për të mbledhur fosilet e gjigandit zvarranik. Fosilet u zbuluan për shkak të stuhive të mëdha  në bregun e detit. Nxjerrja me kujdes e fosileve është ndihmuar edhe nga profesionistë për të zvogëluar dëmtimet.

Por, shkencëtarët janë të shqetësuar për tregun fitimprurës të fosileve. Shumë ekspertë thonë se këto janë thesare të pazëvendësueshme dhe janë jetike për të kuptuar historinë e Tokës.

fosile

Sipas tyre, ato duhet të vendosen në laboratore apo në muze. Por, kjo gjë nuk ndodh.

Shkencëtarët shprehen të shqetësuar sepse këto fosile fitimprurëse përfundojnë në muret e shtëpive apo në fund të pishinave të miliarderëve.

fosile




(v.gj/shqiptarja.com)