ELBASAN - Qindra gjuetarë u mblodhën në Kodër Krastë të Elbasanit dhe kërkuan që të mos shtyhet moratoriumi për pengimin e gjuetisë dhe sezoni të celet në 1 shtator të këtij viti. Ata nënshkruan një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqatës së Ambientalistëve dhe të Mjedisit.

Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve, Gëzim Gjorduni theksoi se si grup interesi e kanë kundërshtuar që në fillim projektligjin dhe se janë vetë specialistët e pyjeve dhe mjedisit që kanë shkaktuar këtë gjendje. Gjorduni shton se në hartimin e ligjit të moratoriumit nuk u morën asnjëherë në konsideratë të drejtat e gjuetarëve. Gjatë këtyre dy viteve është dëmtuar rëndë edhe infrastruktura e gjuetarëve.

Gjuetarët kanë theksuar se, nëse kërkesat nuk merren në konsiderate, atëherë protestat do të përshkallëzohen në Tiranë dhe në mbarë vendin.

gjuetaret
gjuetaret

gjuetaret

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)