Sëmundja e bagëtive gjuha blu rezulton se është përhapur edhe në qarkun e Fierit. Gjithçka është pohuar nga shefi i shërbimit veterinar i Qarkut Fier pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Andon Cuko. Sipas drejtorit Cuko kjo sëmundje është përhapur në rrethin e Mallakastrës, në komunën Levan, Cakran, Seman, Libofshë dhe Kurjan.

Drejtori i shërbimit veterinar shprehet se janë marrë masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe se situata nuk është alarmante. Shërbimet veterinare janë në terren duke ndjekur nga afër sëmundjen e konstatuar.
“Në qarkun tonë sëmundja e gjuhës blu është konstatuar para dy javësh dhe rastet më të shumta të kësaj sëmundje ne i kemi në rrethin e Mallakastrës, për faktin se është një vend kufitar me zonat të cilat janë të prekura ndaj kësaj sëmundje siç janë Tepelena, Përmeti dhe me gjerë. Kemi marrë të gjitha masat dhe situatën e kemi nën kontroll”,-është shprehur shefi i shërbimeve të veterinarisë”,-Andon Cuko.

Deri sot në Qarkun e Fierit janë konstatuara 40 vatra infeksioni në Mallakastër dhe pesë vatra në Fier. Nga sëmundja kanë ngordhur 27 bagëti të imëta, të cilat janë të groposura.

Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO