TIRANË- Ministria e Bujqësisë nisi dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga humbjet e shkaktuara në bagëtitë e imëta nga sëmundja e "Gjuhës Blu".
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti deklaroi nga Korça, se ky proces do të përfundojë brenda vitit. Panariti zhvilloi një takim me fermerë të këtij qarku dhe drejtues të bujqësisë në Korçë. Ai asistoi në dhënien e masës së shpërblimit të fermerëve të parë në qarkun e Korçës. Fermerët e përfituan këtë dëmshpërblim duke patur dokumentacion të rregullt të paraqitur pranë zyrave të shërbimit veterinar. Rastet e dëmshpërblyera kanë qenë me konfirmim laboratorik. Masa e dëmshpërblimit është 5000 lekë të reja për çdo krerë bagëti të ngordhur, ndërsa fondi total i akorduar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave për të përballuar humbjet nga kjo sëmundje është në masën e 10 milionë lekëve. /ATSH/
/Shqiptarja.com