Gjuha e urrjetjes, e dhunës dhe e shpifjeve të disa politikanëve shqiptarë ndaj gazetarëve, frymëzon edhe gjuhën e dhunës në rrjete sociale nga simpatizantë apo ndjekës të këtyre politikanëve. Sidomos ditët e fundit militantë partiakë, duke përdorur argumentet që politikanë si Berisha, Meta etj përdorin për të sulmuar gazetarët që janë kritikë me ta. Kështu mesazhe të tilla janë dëgjuar edhe nga protestues në shesh, por edhe në rrjetet sociale. Janë shtuar sharjet, kërcënimet për lajme që gazetarët përcjellin nga institucione shtetërore apo burime zyrtare.Ne jemi  të vendosur ta luftojmë këtë fenomen kërcënues duke bërë publike emrat dhe fotot e këtyre personazheve të padenjë.

Sjellim tre shembujt e parë: emigranti Andi Liçi jo vetëm që nis mesazhe sharjeje, por perdor kërcënimet.Sajmir Licaj ofendon gazetare me fjalë të pista. Ponja Mecka shan edhe femjët

Raste si keta janë të pafundme, ndaj gazetarët u bëjnë thirrje politikanëve të mos nxisin dhunën përmes fjalorit të tyre të papërshtatshëm, i cili nuk kuptohet nga ndjekësit e tyre, ose kuptohet si një autorizim që ata të flasin e të shajnë gazetarët. Deri tani jemi në nivelin e sharjeve dhe kërcënimeve verbale, po më pas?PIkërisht për keto arsye ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vazhdim të botojmë në faqen tonë emrat dhe fotot e këtyre "luanëve" të komputerit, kështu gjithsecili do të marrë përgjegjësinë e vet.