Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilëson si arritje historike miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni. “Arritje historike ne Maqedoni. Urimet me te mira shqiptareve aty, te gjithe qytetareve te atij shteti.

Urime BDI e Ali Ahmetit, per rolin e tyre thelbesor ne kete proces me rendesi madhore edhe per Rajonin. Pa dyshim nje homazh i vecante sot i perket edhe Arber Xhaferrit’ thotë demokrati.

Ligji për gjuhën shqipe u miratua ditën e sotme në Maqedoni me 64 vota pro, opozita nuk mori pjesë në votim, ndërsa u shënua edhe një incident, pasi ish-kryeministri Gruevski u përplas me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.

d.b/shqiptarja.com