Gjuha shqipe në Maqedoni 
Dimitrov: Ligji nuk do vonohet 

Gjuha shqipe në Maqedoni <br />Dimitrov: Ligji nuk do vonohet 
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, është pyetur sot në Tiranë, gjatë konferencës së përbashkët me Bushatin, sesi e gjykon ligjin për gjuhën shqipe, aq shumë të kontestuar në vendin e tij.
 
Kryediplomati maqedonas konfirmoi zotimin e kryeministrit Zoran Zaev se ligji do kalojë së shpejti në Kuvend.
 
“Në raport me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika është që të bëhet çdo gjë për qytetarët tanë, që nuk janë pjesë e kësaj popullate, në përputhje me Kushtetutën dhe të mos vonohet.
 
Ky ligj është në interes të Republikës së Maqedonisë, sepse principi ynë është se sa më shumë qytetarët tanë të jenë të bashkuar dhe ta ndiejnë veten pjesë e këtij shteti, aq më stabël do të jetë Maqedonia dhe kjo do të jetë në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve tanë
", tha ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë