Mësuesja: Problemet me gjuhën shqipe jo vetëm tek studentët, por në çdo komunikim publik

Propozimit të kryeministrit Edi Rama, për të vendosur Gjuhën Shqipe si lëndë të detyruar në Universitete iu dedikua edhe emisioni i sotëm “Rreze Dielli” në Report Tv. Mësuese Anjeza Shatku, e cila prej tre javësh tashmë ka filluar edhe një projekt bashkëpunimi me Report Tv , rubrikën “Mirëdita mësuese”, qëllimi i së cilës është të na vijë në ndihmë të gjithëve për pikëpyetjet që çojmë në mend, sa herë që duam të shkruajmë një gjuhë të pastër shqipe tha gjatë bisedës se, problematika në fakt nuk qëndron vetëm në nivel universitar, por edhe në fusha të tjera tepër të rëndësishme ku gjuha është mjeti kryesor i komunikimit.

Nëse e shtrojmë pyetjen , a është kjo zgjidhja do të thotë që e kemi të treguar tashmë që problem është pikërisht këtu. Pra problem i të folurit saktë, drejtë, problemi i të folurit, të krijuarit, të ndërtuarit të një teksti është problem dhe shfaqet vetëm në universitet. Dhe nëqoftëse është shfaqur dhe është matur që problematika është në nivel universitar dhe të diskutojmë kush e ka matur, si është matur, pse është matur le të themi që mund të jetë kjo një zgjidhje. Por unë nuk mendoj dhe nuk më duket që problematika qëndron vetëm tek të shprehurit e universitarëve, e atyre që studiojnë në Universitet, por kjo problematikë shfaqet në të gjitha fushat ku ushtrohet veprimtari publike të cilat përdorin gjuhën si mjet kryesor të komunikimit mes tyre.

Anjeza Shatku, mësuese

Mësuesja Anjeza Shatku dhe përkthyesja Aida Baro në studion e "Rreze Dielli"

Mësuese Anjeza Shatku gjatë rubrikës "Mirëdita mësuese"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro