TIRANE- Kryeministri Berisha ka deklaruar dje nismën për zyrtarizimin e gjuhës kineze si gjuhë e huaj e dytë në shkollat e arsimit parauniversitar. Por kjo deklaratë e kryeministrit Berisha për gjuhën kineze ka ngjallur reagimin e gjuhëtarëve, të cilët e quajnë këtë thjesht një marrëzi të kreut të qeverisë.
Dy gjuhëtarët e njohur, Jorgo Bulo dhe Rahmi Memushaj, shprehen të habitur nga një deklaratë e tillë e kryeministrit Berisha për t'i dhënë prioritet gjuhës kineze dhe aq më tepër për ta bërë atë gjuhë të detyrueshme.
Gjuhëtarët nuk kanë ngurruar ta quajnë këtë deklaratë të Berishës një marrëzi, dhe kanë shtuar se shqiptarët mbi të gjitha kanë nevojë të mësojnë shqipen.
Rami Memushaj, pedagog i gjuhësisë te fakulteti i filologjisë në Universitetin e Tiranës, dhe që ka qëndruar tre vite në Kinë, nuk ngurron ta quajë këtë deklaratë të Berishës vetëm një marrëzi. "Marrëzi. Nuk mund të jetë kinezçja gjuhë e huaj e dytë për nxënësit shqiptarë. Madje ne në Shqipëri nuk kemi fare katedër të kësaj gjuhe, dhe si mund të vendoset ajo gjuhë e dytë?, - thotë profesor Memushaj në një prononcim për të publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com
Jorgo Bulo, një tjetër gjuhëtar i njohur, njëkohësisht anëtar i Akademisë së Shkencave shton se këtë nismë, pra nëse kinezçja do të jetë gjuhë e huaj e dytë me detyrim në shkollat tona, nuk e justifikon as pretendimi se Kina po bëhet një superfuqi. "Nëse është kështu edhe India shumë shpejt ka gjasa të jetë superfuqi, çdo të thotë kjo, që pastaj ne të jemi të detyruar të mësojmë edhe gjuhën indiane?" - thotë Jorgo Bulo.
(Reagimin e plote mund ta lexoni sot në gazeten shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.7%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 1103
Lajme të tjera
-
Rusia arreston gazetarin e “Wall Street Journal” për spiunazh, rrezikon 20 vite burg nëse shpallet fajtor
30 Mars, 11:03
-
E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten! Të dy përfundojnë në spital
30 Mars, 10:59
-
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu?
30 Mars, 10:33
-
Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani
30 Mars, 10:30
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protesë: Do i mbrojmë pronat me gjak
30 Mars, 10:24
-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
30 Mars, 10:23
-
Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë
30 Mars, 10:09
-
Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës shqiptare, s’mund të shpëtojë nga drejtësia! Insistojmë në ngritjen e komisioneve
30 Mars, 10:08
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë
30 Mars, 10:07
-
Gafa e Berishës: Do paraqesim një rezolutë në Kuvend që denoncon genocidin serb të Lumës në 2013
30 Mars, 10:04
-
Ministrja Kumbaro intervistë për ‘ITB Berlin’ panairin e turizmit: Gjithçka që ju duhet, e gjeni në Shqipëri! Destinacioni i preferuar në Ballkan
30 Mars, 10:02
-
Armand Duka ia bën të qartë Sylvinhos: Koha e humbjeve dinjitoze ka marrë fund
30 Mars, 10:00