Është provuar me anë të disa eksperimenteve se gjumi gjatë ditës është një faktor mjaft i rëndësishëm në zhvillimin dhe qetësinë e një fëmije të vogël. Madje sipas kërkuesve të
Është provuar me anë të disa eksperimenteve se gjumi gjatë ditës është një faktor mjaft i rëndësishëm në zhvillimin dhe qetësinë e një fëmije të vogël. Madje sipas kërkuesve të University of Colorado është e rëndësishme të mos humbasin asnjë nga këto pushime.Gjatë disa ekpserimenteve të kryera tek fëmijë nga mosha 30 deri në 36 muajsh, është vënë re një ndryshim tek ata të cilët kanë fjetur rregullisht dhe ata që nuk janë lejuar. Fëmijët që nuk kanë patur mundësi të flinin si zakonisht, janë paraqitur më të irrituar, si dhe me disa tipare të ankthit në sjelljen e tyre. Ndërkohë fëmijët e tjerë kanë qenë me humor më të mirë dhe më të predispozuar për të qenë aktivë në lojra etj. Pamjaftueshmëria e gjumit në një moshë të tillë mund të çojë në formësime cerebrale të ndryshme të cilat do të ndikonin në gjendjen emocionale dhe paqëndrueshmërinë e humorit në momentinn që këta fëmijë do të jenë të rritur.