Gjunjëzohet Barcelona, Bayern tenis
ndaj Mehës, bie Manchester United

Gjunjëzohet Barcelona, Bayern tenis<br />ndaj Mehës, bie Manchester United
Pas 11 fitoreve radhazi Barcelona humbet brenda në “Camp Nou” 0-1 përballë Malagas duke humbur 3 pikë të vlefshme në rrugën drejt titullit kampion. Katalanasit janë padyshim surpriza e javës, pasi kurrsesi nuk pritej që të humbnin ndaj një kundërshtari shumë poshtë në renditje dhe objektiva.

Heroi i takimit është Juanmi. 21 vjeçari shënoi në minutën e 7 të pjesës së parë, teksa më pas ekipi mik deri në fund mbajti të paprekur rrejtën, pavarësisht tentativave ta vendasve.
 
Premier League

Edhe në Angli java ka qenë e mbushur me rezultate të papritura. Chelsea u ndal në shtëpi në një barazim 1-1 me modestët e Burnley.

Ashtu sikur edhe në pjesën e parë të edicionit, Manchester United humbi ndaj Swansea duke treguar edhe njëherë që është një ekip ende i brishtë, pavarësisht merkatos së fuqishme. Arsenali me shumë vështirësi fitoi ndaj Crystal Palase 1-2.

Bundesliga
Alban Meha nuk e realizoi ëndrrën edhe këtë edicion, pasi nuk mundi që të shënonte në portën e Manuel Nojerit dhe kampionëve të Bayern Munich, teksa u mundën me rezultatin tenistik 0-6.

Meha ishte një nga lojtarët më aktivë të ekipit të Paderborn, teksa tentoi disa herë të shënjestronte portën, por gjuajtjet nuk arritën të vendosin në vështirësi kampionin e botës, Nojer.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni