Gjunkshi: Berisha e dinte
për viktimat para festës

Gjunkshi: Berisha e dinte<br />për viktimat para festës
TIRANE- Gjenerali Xhemal Gjunkshi u rrëfye mbrëmë mbi ngjarjen e disa ditëve më parë ku dy komando shqiptarë u plagosën në Afganistan. I pranishëm në emisionin "Intervista" të gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, gjenerali konfirmoi se kryeministri Berisha ishte në dijeni për viktimat përpara nisjes së festës së organizuar nga FRPD në Pallatin e Kongreseve. Ai sqaroi se është procedurë e Ministrisë së Mbrojtjes që në raste të tilla të lajmëroje menjëherë për ngjarjen Presidentin, kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin. Gjithashtu Gjunkshi deklaroi se të premten më 24 shkurt vjen trupi i Feti Voglit në Rinas. Sa i përket gjendjes aktuale të Aleksandër Peçit, gjenerali konfirmon se ai tashmë flet, shikon dhe shkruan. Më poshtë intervista me shkurtime.

Cilat janë hapat që ju ndoqët kur mësuat ngjarjen e ndodhur në Afganistan?
Autoriteti që njofton është Ministri i Mbrojtjes i cili sëpari kontakton me Presidentin, me kryetarin e Kuvendit dhe më pas kryeministri. Kjo është rruga institucionale dhe ne i jemi përmbajtur kësaj. Pasi njoftohen, përgatitet deklarata shtyp dhe përpara se të dalë deklarata njoftohen familjarët.

Si është procedura e njoftimit të familjes?
Dërgohet personali me tre veta për t'i dhënë lajmin.

Zoti Berisha ka pasur dijeni për ngjarjen përpara se të shkonte tek festa e FRPD?
Kryeministri ka pasur dijeni në momentin që u zhvilluar festa.

Si ndodhi?
Me ndodhjen e ngjarjes, është thirrur menjëherë për ndihmë helikopteri për ndihmë i evakuimit mjekësore. Për 7 minuta ka bërë evakuimin ka bërë transportimin në Kandahar. Gjatë rrugës Petrit Vogli ndërroi jetë. Ndërsa rreshteri amerikan së bashku me nëntetarin Pecin u futën për t'u mjekuar. Gjatë kësaj periudhe u dha lajme që Vogli vdiq. Konfirmimi erdhi nga shefi. ...Po nga kjo komandë erdhi njoftimi tjetër që edhe Peçi ndërroi jetë. Rreth orës 19:30 na ka ardhur lajmi tjetër, në atë moment kishte ardhur edhe kryeministri, për të cilin unë me një pjesë e stafit i raportuam. Në atë moment ka ardhur njoftimi i dytë që ka qenë vdekje klinike dhe njoftuan që erdhi në jetë... Morëm vesh lajmin që Peci po luftonte për jetën, atëherë e dërguam njoftimin tek familja. Pas konfirmimit me shumë gëzim vumë në lëvizje ekipin dhe dhamë lajmin e dytë.

Ka pasur një moment tjetër disa media kanë thënë se familjarët janë shprehur se kanë marrë lajmin media…?
Unë nga kontaktet që kam pasur me familjarët nuk kam informacion që të shprehen se këtë informacion e kanë marrë ngas mediat. Nga njëra anë kishim një dhimbje shumë të thellë për familjen Vogli, por ndihemi të gëzuar që Peci është kthyer në jetë.

Si është gjendja e tij shëndetësore?
Peci është transportuar sot në mëngjes nga Kandahari në jug në veri. Operacioni zgjati mbi 4 orë e gjysmë, ka qenë operacioni në fyt, në gojë, në këmbë, me tre plumba. Në këto momente që ne flasim Aleksandri shikon, Aleksandri flet, dëgjon dhe shkruan. Ushtaraku që ndodhet bashkë me të dhe e ka shoqëruar më tha zoti gjeneral: Aleksandri është shumë mirë, unë e dëgjoj, por nuk është e këshillueshme që të flasë, kur lëviz buzët e kuptoj se çfarë thotë, atë që s'e kuptoj ma shkruan me letrën.

Ka pasur informacione se do të shkojë në Gjermani…?
Ai ka plan për të lëvizur, por nuk më lejohet të them se kur do të lëvizi.

Si ka ndodhur ngjarja në terren?
Të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur ne i kemi komunikuar. Ngjarja është një pabesi që është bërë nga policia afgane. Sot mora edhe letrën nga shefi i shtabit të Gjermanisë shprehet se na vjen keq për pabesinë që ndodhi.

CNN thotë se ka pasur një zënkë…
Kjo është çështje e hetimit. Viktima tjetër që është amerikan të shërohet sa më shpejt, ai ka humbur njërën dorë.

Ka mbetur e pa qartë ceremonia e përcjelljes së Voglit, kur vjen trupi dhe cilat janë detaje?
Ne kemi ngritur komision

Kur vjen?
Trupi me datë 24 në mëngjes, të premten në mëngjes. Tani e mora lajmin zyrtarisht.

Nga Rinasi kush është momenti i dytë?
Do t'ia dorëzojmë për pak orë familjes, më pas do ta dërgojmë tek holli i Pallatit të Kongreseve. Pas përfundimit të homazheve trupi do të përcillet drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit.

Do të ketë një darkë?
Po është e vërtetë. Darka është familjare dhe do të marrin pjesë edhe autoritet.

Me sa trupa përfaqësohet vendi ynë në shërbime jashtë vendit në kuadër të NATO-s apo jashtë saj?
Ne kemi 350 trupa aktualisht, i kemi të ndara në Rehat, Kabul, Kandahar.

Përveç trupave në Afganistan kemi të tjera?
11 trupa në kuadrin e BE-së në Bosnje - Hercegovinë.

Ka pasur herë pas herë zëra që ka korrupsion për dërgimin e këtyre trupave. Sa është pagesa aktualisht?
Është rreth 100$ në ditë. Misionet janë 6-mujore.

A ka korrupsion në lidhje me rekrutimin?
Nuk ka asnjë rast, në mënyrë kategorike, s'kam asnjë informacion. Ne kemi struktura, shërbim informativ dhe polici ushtarake, nuk kemi raste të tilla.

Është legjendë urbane e gjithë kjo që flitet?
Kam shërbyer 3 vjet, përpara se t'i nis trupat në mision iu kam thënë, ju shoh në sy dhe më shikoni në sy, sot e sa të jem këtu, do t'i shoh përsëri në sy. Organet kompetente le të vazhdojnë të procedurat, jam i hapur për t'u hetuar. Mos të harrojmë që jemi në Shqipëri dhe në momentin që kam ecur përpara në karrierë më kanë sulmuar dhe më pas kam dalë i pastër.

Gjeneral Vladimir Qirjazi ngre po të njëjtat pretendime…
Dera e Shtabit të Përgjithshëm të tij është e hapur, është një vendim i marrë në kuadër të ligjeve.

Po çështja e akuzave?
S'kam asnjë lidhje.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane