TIRANË – Për ushtrinë shqiptare misioni në Afganistan do të vazhdojë edhe pas rënies në krye të detyrës së kapitenit Feti Vogli. Këtë konfirmim shefi i shtabit të përgjithshëm , generalmajor Xhemal Gjunkshi ia ka dhënë Kryetarit të Shefave të Shtabeve të SHBA, Gjeneral Martin Dempsey. Gjatë një bisede telefonike me Gjunkshin, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e kapiten Feti Vogli, në adresë të familjes Vogli dhe të FA Shqiptare.
“Ne jemi bashkë dhe ju do të keni mbështetjen tonë të plotë”,- ka theksuar Gjeneral Dempsey. Duke vlerësuar veprën e kapiten Feti Voglit, ai shprehu mbështetjen e fuqishme që SHBA garantojnë për Shqipërinë, si një aleate e denjë dhe e sigurt në misionet e NATO-s dhe në luftën kundër terrorizmit.
Nga ana e tij edhe general Gjunkshi shprehu ngushëllimet për vrasjen e ushtarëve amerikanë 2 ditë më parë në Afganistan.

(aq/shqiptarja.com)