Gjuriç: Turp për Serbinë! Lejoi
huliganët të dhunonin shqiptarët

Gjuriç: Turp për Serbinë! Lejoi<br />huliganët të dhunonin shqiptarët
BEOGRAD - Presidenti i skuadrës së Partizanit të Beogradit, Dragan Gjuriç, ka sulmuar autoritetet serbe të sigurisë për lejimin e huliganëve dhe injorimin e paralajmërimeve për dhunë në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Gjuriç deklaroi se fajin kryesor për incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e kanë autoritetet serbe për shkak se nuk bënë asgjë për të parandaluar hyrjen e huliganëve në stadium, natën e 14 tetorit 2014 kur u luajt ndeshja mes kombetareve te dy vendeve, e vlefshme per elimintaroret e kampionatit europian te futbollit "France 2016".

Ai ka komentuar edhe vendimin e UEFA-s, te cilin e ka vleresuar te njeanshem.

"Ky është një vendim jashtëzakonisht i njëanshëm nga UEFA, por autoritetet shtetërore duhet kuptojnë pse është arritur në këtë vendim. Autoritetet serbe duhet t’i thonë publikut serb pse u lejuan ata 100 tifozë të dehur me një ultras që doli edhe në stadiumin e Gjenovës. A donit ju edhe një "Heysel” serb? (Tragjedia në stadiumin belg në 29 maj 1985 gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Liverpulit, ku u vranë 39 tifozë dhe u plagosën rreth 600 të tjerë-shënim v.j). Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje, siç donin ata në Gjenova dhe krijuesit janë të njëjtët", tha Gjuriç për mediat serbe, duke pasur parasysh djegien e flamurit shqiptar nga huligani Bogdanov duke shtuar se edhe komisioneri i sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit ishte paralajmëruar në mënyrë të qartë për këtë skenar.

UEFA vendosi të premten që të ndëshkojë Serbinë dhe Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna e tifozëve serbë, duke i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, por duke mos ja njohur tri pikët, duke i vënë edhe 100 mijë euro gjobë, ashtu si dhe Shqipërisë, dhe dy ndeshjet e ardhshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016” ekipi serb do t’i bëjë pa spektatorët e vet.

Redaksia online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë