LUSHNJE- Kodra e Pusit, në fshatin Murrizë, në skajin lindor të Lushnjes është bërë prej 3 javësh stacion i gërmimeve arkeologjike nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.  Arkeologët kanë zbuluar rrënonjat e një ndërtese e cila mendohet se daton ne shek. 4- 6 Pas Lindjes së Krishtit.

“Kemi evidentuar çatinë e strukturës dhe mendojmë se mund të jetë bazilikë ose shtepi. Mendojmë se i përket Antikitetit të Vonë, shekujt 4-6”, tha Andrea Pambuku, arkeolog- duke shtuar se do të kryhen analiza për datimin e sakte.

Siç shihet ne pamje jane gjetur materiale prej qeramike, monedha te ndryshme dhe catia e nderteses. Sipas historianit do te kryhen analiza te thelluara por nga sa shihet ne terren le të kuptohet për një vendbanim ilir.

“Kemi gjetur fragmente të tjegullave të mendojmë se i përkasin periudhës qytetare ilire dhe të Antikitetit të Vonë”, tha Niko Ferro drejtor i muzeut historik në Lushnje, - duke shtuar se - janë gjetur dhe disa monedha që do të ekspozohen në muzeun e qytetit.

Ky zbulim dhe dy të tjerë në afërsi të tij, mund të lidhen me zgjatime të rrugës së vjetër Egnatia e cila lidhte perandorinë romake deri në Konstandinopojë.

Kodra e Pusit ku po punohet per zbulimin e plote te vendbanimit ilir gjendet ne nje pike dominuese, me pamje mahnitëse, nga ku shihen: Peqini në veri, Belshi në lindje, Lushnja në perëndim dhe Kuçova ne jug.