Gjurmët e drogës mund të mbesin edhe nese nuk e keni konsumuar kurrë

Gjurmët e drogës mund të mbesin edhe nese nuk e keni konsumuar kurrë

Foto ilustruese

Droga është bërë aq e përhapur sa që 13 për qind e njerëzve kanë gjurmë kokaine apo heroine në gishta, megjithëse kurrë nuk e kanë konsumuar, ka zbuluar një studim më i ri shkencor.

Hulumtuesit janë përpjekur të zbulojnë se a paraqesin gjurmët e drogës në gishta dëshmi që personi e ka përdorur apo vetëm u është ekspozuar narkotikëve. Shkencëtarët britanikë kanë testuar gishtat e 50 vullnetarëve, të cilët nuk kanë konsumuar drogë dhe të 15 njerëzve të cilët kanë pranuar që kanë përdorur kokainë ose heroinë në 24 orët e fundit.

Rezultatet kanë treguar gjurmët e heroinës dhe të kokainës te 13 për qind të personave të cilët nuk kanë konsumuar narkotikë.

Kokaina është shpesh ndotës i ambientit jetësor dhe është mirë e njohur që është e pranishme në shumë bankënota.

Melanie Bailey, lektore në Universitetin Surrey, Britani e Madhe

Mirëpo, edhe krahas këtyre njohurive, shkencëtarët i ka tmerruar fakti që gjurmët e drogës janë zbuluar te aq shumë njerëz. Për të testuar bartjen e drogës, vullnetarët janë përshëndetur për dore me përdoruesit e narkotikëve.

Rezultatet kanë treguar që kokaina dhe heroina mund të barten edhe me përshëndetje për dore, theksojnë portalet shkencore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'