Gjurmët që mbetën tre ditë pas sulmit në Veri të Kosovës

Gjurmët që mbetën tre ditë pas sulmit në Veri të Kosovës

Manastiri Ortodoks i Banjskës

Gjurmë të shumta kanë mbetur pas në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku më 24 shtator një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës.

Grupi i armatosur, pasi vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, u strehua në Manastirin Ortodoks të Banjskës dhe objektet përreth tij. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues të armatosur, që të tre serbë të Kosovës.

Në këtë manastir dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore.

Por, çfarë shihet në këtë vend tri ditë pas sulmit të armatosur dhe a i janë kthyer ende banorët jetës normale?

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha, sjell detaje nga atje:

Ky është vendi ku grupi i armatosur vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u varros në fshatin e tij të lindjes Samadrexhë të Vushtrrisë më 26 shtator 2023. Shtëpitë e banorëve lokalë janë shumë afër këtij vendi.

Këtu kanë mbetur të dëmtuar kamionët që u përdorën për të bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Banjskë.

Banorët lokalë kanë filluar që të dalin në rrugë dhe të kryejnë punët e tyre të përditshme.

Xhamat e disa prej objekteve të banimit në Banjskë shihen të dëmtuar nga plumbat.

Në fshat ka ende prani të madhe të Policisë së Kosovës, e cila ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve për të pasur kujdes për shkak se ende mund të ketë mjete shpërthyese.

Në manastir dhe hapësirat përreth tij shihen gjurmët që la pas grupi i armatosur. Rrethojat e manastirit qëndrojnë ende aty të thyera.

Në këtë objekt, i ulur në këto ulëse dyshohet se u incizua edhe Millan Radoiçiq, i kërkuar nga institucionet e Kosovës për vepra të ndryshme penale. Një dron i institucioneve të sigurisë së Kosovës u tha se e fotografoi atë më 24 shtator derisa po ndiqej nga Policia e Kosovës. Këtu kanë mbetur ende gëzhoja të armëve të zjarrit.

Kjo është kodra përmes së cilës pjesëtarë të grupit të armatosur dyshohet se u arratisën për në territorin e Serbisë.

Disa automjete të Policisë së Kosovës, të cilat më 24 shtator ishin duke ofruar siguri në këtë zonë në veri të vendit, kanë shenja të shumta të dëmeve të shkaktuara nga sulmi me armë zjarri.

Hyrja në këtë fshat ka qenë e bllokuar nga 24 shtatori. Policia e Kosovës i lejoi mediat që të futen në Banjskë vetëm pas përfundimit të hetimeve në hapësirat e manastirit dhe objektet përreth tij./Rel

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë