Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë, për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimit ndaj tij.

Gazetari i Report Tv mëson se Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e hetimeve deri ne qershor për shkak se priten letër porositë nga Gjermania dhe SHBA.

Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së. Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.

Pas largimit të Llallës nga posti i Kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.