Gjykatësi padit KLD-në
Do vlerësimin “Shumë mirë”

Gjykatësi padit KLD-në<br />Do vlerësimin “Shumë mirë”
TIRANË - Gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta ka paditur në Gjykatën e Tiranës, Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD). Padia e gjyqtarit Musta, është depozituar në sekretarinë e gjykatës në datën 3 shkurt 2012, ku ai i kërkon gjykatës që të detyrojë KLD, që ta vlerësojë atë me nivelin "Shumë mirë" dhe jo siç e ka vlerësuar "Mirë" nga analiza e bërë për punën si gjyqtar gjatë vitit 2005- 2006. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" gjyqtari i Elbasanit s'ka pranuar të japë shumë komente rreth kësaj çështje, por ka shtuar se padia ka si bazë për vlerësimin e tij me nivelin "Shumë mirë". Në fakt çështja me nr.8124 ka si objekt ligjor ndryshimin e pikës 18 të vendimit nr.282, të datës 16 dhjetor 2011 të marë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Më tij objekti ligjor vashdon duke kërkuar të vendoset vlerësimi me "Shumë mirë" për punën e gjyqtarit gjatë vitit 2005 deri në atë 2006.
Momentalisht çështja është në fazën fillestare të gjykimit, ndërkohë që gjyqtari që do shqyrtojë padinë e kolegut të tij Bujar Musta, është Artur Gaxhi. Gjyqtari Musta, ka qënë kryetar i gjykatës së Elbasanit. Ai shpesh herë është permendur nga politika dhe kryeministri Sali Berisha si i imlikuar në afera korruptive. Gjatë një vizite në vitin 2008 në qytetin e Gramshit Berisha ka pohuar se: "Unë ju garantoj se do të vazhdoj betejën time derisa të shoh gjykatës dhe prokurorë, mjekë apo kushdo qoftë të përballet me ligjin. Në qytetin tuaj, tre muaj më parë, një faqezi, si Bujar Musta, kryetar i gjykatës së Elbasanit, një kriminel si ai, liroi në sallën e gjyqit vrasësin e njeriut të pafajshëm. Motra e viktimës, emigrante në Itali, intelektuale, tre muaj para gjyqit, më bën një letër tronditëse, ku më thotë se dora e zezë e vrasësit i mori jetën vellait tim në derën e shtëpisë. Unë të garantoj se vrasësin do ta lirojnë. Dhe në fakt, vrasësin e liruan. Bujar Musta u largua, por ju jap fjalën se do ta ndjekim kudo që të shkoje", është shprehur Kryeministri Sali Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024