EGJIPT - Opozita në Egjipt u grumbullua sot për të dytën ditë radhazi në Kajro për të protestuar kundër dekretit të presidentit Mohamed Morsi që shfuqizon të gjitha autoritetet e tjera, përfshirë këtu edhe Gjykatën Supreme apo të tjera organe të lartë të drejtësisë që mbrojnë Kushtetutën e vendit nga aftësia për të rrëzuar vendimet e tij.

Në një deklaratë për shtyp Gjykatësit e Lartë akuzuan presidentin egjitptian se ky dekret është “një sulm i paprecedent” kundër sistemit gjyqësor të pavarur” - njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore Mena.

Është një goditje kundër legjitimitetit dhe ky vendim është një goditje për demokracinë” - ka deklaruar Sameh Achour, kreu i sindikatës së avokatëve në një konferencë shtypi më Mohamed ElBaradei, fituesi i çmimit Nobel për Paqe.

Ndërkohë mbështetësit e presidentit, thonë se dekreti është mëse e nevojshme për të mbrojtur revolucionin egjiptian dhe për të shaktërruar sistemin e vjetër ish presidentit Mubarak. Gjithashtu sipas dekretit, një asamble prej 100 delegatësh ka nisur punën me detyrën për të hartuar kushtetutën e re.

Opozita ka bërë thirrje për vazhdimin e protestave në mbrojtje të revolucionit që rrëzoi regjimin e presidentit Hosni Mubarak dhe të kthejnë mbrapsht deklaratën kushtetuese të presidentit, si dhe të shpërndajnë Asamblenë Kushtetuese, e cila po harton aktualisht Kushtetutën e re të Egjiptit.

Një tubim i madh i opozitës është planifikuar gjithashtu edhe për të martën e ardhshme.

(lç/shqiptarja.com)