Një konflik për tokën, ku është ndërtuar një pallat, ka sjellë vdekjen e shtetasit Edvin Vogli dhe dënimin me 11 vite burg të ish-efektivit të FNSH Ylli Ceka. Dënimi i ish-specialit të çcisë është bërë në shkurt të këtij viti. Sipas vendimit të gjykatës biznesmeni Gëzim Ceka me profesion ndërtues në bazë të një kontrate të lidhur me shtetasin Petrit Dajti ka ndërtuar një pallat në tokën pronë e shtetasit Petrit Dajti.
Pas përfundimit të pallatit mes palëve ka pasur shumë mosmarrëveshje në lidhjë me pjesët takuese. Nisur nga këto parregullsi disa herë shtetasi Petrit Dajti i është drejtuar gjykatës Civile për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe disa herë ka ndërhyrë dhe Përmbarimit.
Mirëpo në 11 dhjetor 2010 rreth orës 14:00 në banesën e shtetasit Petrit Dajti, e cila ishte në katin e dytë të pallatit në fjalë, ka ardhur dhëndëri i tij shtetasi Julian Pushaj së bashku me shokun e tij të quajtur Edvin Vogli ku ky i fundit do të merrtte me qëra njërin nga apartamentet, pronë e pronarit të tokës shtetasit Petrit Dajti. Pas njëfarë kohë aty kanë ardhur dhe dy kushurinjtë e Petrit Dajtit, shtetasit Altin Guzja dhe Gentian Kola.
Të gjithë së bashku kanë zbritur në bodrumin e pallatit për të ngritur levat e bokseve të energjisë elektrike dhe meqënëse energjia elektrike nuk ka ardhur personat e sipërpërmendur jane ngjitur përsëri lart për të hapur me forcë derën e apartamentit.
Në këtë moment janë dëgjuar zhurma dhe sharje të cilat vinin nga poshtë pallatit dhe më pas ka filluar një përleshje me vellëzërit Lulëzim e Bashkim Ceka ku fillimisht janë sharë dhe fyer dhe më pas janë goditur me njëri-tjetrin, ku Julian Pushaj ka qëlluar me lopat njërin prej vëllezërve Ceka dhe në këtë moment ka ardhur shtetasi Ylli Ceka i cili është përfshirë në konflikt dhe ka qëlluar me një armë ku si pasojë është goditur shtetasi Edvin Vogli në kokë, duke gjetur vdekjen.
Krimi është realizuar me armën e punës, dhe se pavarësisht kësaj gjykata ka dënuar Ylli Cekën me 11 vite burg.
Redaksia online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sërish spektakël në Ligën e Kampionëve
25 Nëntor, 16:36
-
Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban
25 Nëntor, 16:26
-
Operacioni i SPAK/ Detyrim paraqitjeje për gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno, momenti kur dalin nga Prokuroria me dosje në duar (VIDEO)
25 Nëntor, 16:23
-
Dëllinja 'ilaç' për shpirtin dhe shëndetin / Ylli Merja: Ja si ta përdorni mrekullinë kurative të natyrës
25 Nëntor, 16:19
-
Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish
25 Nëntor, 16:14
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Ja ç’do ndodhë në Dhjetor! Lëvizje të forta planetare, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi për muajin Dhjetor
25 Nëntor, 15:54
-
Operacioni i SPAK/ Masë sigurie edhe për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni! I dënuar për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut! Në skenë edhe te dosja e Breçanit
25 Nëntor, 15:46
-
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
25 Nëntor, 15:43
-
Augustin Palokaj: Fillimi i ri apo vazhdimi i të vjetrit në BE
25 Nëntor, 15:41
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40