Gjykata, 2 vjet burg për rebelet e
Pussy Riot,kënduan kundër Putin

Gjykata, 2 vjet burg për rebelet e <br />Pussy Riot,kënduan kundër Putin
MOSKE- Gjykata dha 2 vjet burg për këngëtaret e grupit rus "Pussy Riot"  të cilat protestuan duke kënduar kundër Kishës Ortodokse dhe mbështetjes së saj për Presidentin Vladimir Putin.

Tre anëtaret e grupit feminist rus "Pussy Riot" janë deklaruar sot fajtore nga Gjykata në Moskë ndërsa akuzohen për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare. Gjykatësja Marina Syrova tha se përmes veprimeve të tyre vajzat kanë ironizuar të gjithë vendin.

"Për to, individët nuk janë të rëndësishëm. Konsiderojnë se edukimi në Rusi është ende si në kohën e Bashkimit Sovjetik. Edhe burgu në vetvete sipas tyre është një miniaturë e Rusisë". Ndërsa prokurorët kanë kërkuar për vajzat dënimin me tre vite burg, në prag të leximit të vendimit nga gjykata pati përplasje në ambientet e jashtme të ndërtesës. Tre vajzat u shfaqën në muajin shkurt në një katedrale në të kryeqytetit ku protestuan duke kënduar.

Ato pretendojnë se ajo çka e cilësojnë "lutja punk" është një veprim politik në shenjë proteste ndaj Kishës Ortotokse ruse dhe mbështetjes së saj për Presidentin Vladimir Putin. Vajzat e “Pussy Riot” Maria Alyokhina, Nadezhda Tolokonnikova dhe Yekaterina Samutsevich mohojnë të kenë pasur për qëllim fyerjen e besimtarëve në atë çka kanë bërë.

Procesi ndaj tyre shihet si një test mbi tolerancën në Rusi ndaj lirisë së mendimit, ndonëse në realitet paraqet shumë më tepër sfumatura dhe hedh dritë mbi shpirtrat e ndryshme që dallojnë shoqërinë ruse dhe liderët e saj. Gjatë seancës së parë që zgjati për 10 orë rresht, tre vajzat - 22, 24 dhe 29 vjeç - kërkuan falje nëse kanë prekur ndjeshmërinë e besimtarëve, pasi fituan mbështetjen e hapur morale të rreth 100 artistëve rus, përveç asaj të emrave me famë botërore si Sting, Red Hot Chili Peppers, dhe organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International. Të gjithë shprehin shqetësim për fatin e tyre por aktivistët ortodoksë këmbëngulin se gjesti i Pussy Riot është i pafalshëm.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët