TIRANE- Gjykata e Tiranës ka shfuqizuar gjobën prej 300 mijë lekësh ndaj ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, një vendim ky i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. ILDKP e gjobiti ish-ministrin Prifti për konflikt interesi në vendimmarrjen për emërimin e një shtetasi në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Vendimi sot u mor nga gjykatësja Anila Kristani, sipas së cilës gjoba prej 300 mijë lekësh nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është e padrejtë dhe vendosi anulimin e saj. Menjëherë pas vendosjes së gjobës, ish- ministri Prifti iu drejtua gjykatës duke kundërshtuar gjobën dhe duke kërkuar anulimin e vendimit. 
(jd/shqiptarja.com)