Arrest me burg ka dhënë gjykata e Korçës për drejtorin e Ujësjellësit në Ersekë, Orest Malushi, i cili mban edhe postin e kryearit të Partisë Socialiste të këtij qyteti. Malushi u arrestua dy ditë më parë  me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet se kanosi me armë Zylyftar Byrekun, militant i PD-së.