Gjykata bllokon milionat
e dëshmitarit të Metës

TIRANE-Biznesmenit të naftës Bekim Halilaj, njëherësh ish-dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit për korrupsion Ilir Meta, i janë bllokuar 264 mijë e 500 euro. Vendimi për bllokimin e kësaj shume financiare është marë nga Gjykata e Tiranës, e cila ka nxjerë urdhërin e ekzekutimit për ngrirjen e kësaj shumë të marë në formën e kredisë nga biznesmeni Halilaj. Sipas gjykatës, biznesmeni Bekim Halilaj këto para i ka marë kredi në bankën "Raiffaizen Bank", duke nënshkruar një kontratë për kthimin e kësaj shume brenda një periudhë tre mujore. Mirëpo duke qënë se një gjë e tillë nuk është arritur të bëhet nga ana e administratorit të kompanisë "Halilaj Hollding Grup", atëherë "Raiffaizen Bank", i ka kërkuar gjykatës nxjerjen e një urdhëri ekzekutimi, dhe respektimin e kushteve të kontratës të nënshkruar në datën 23 mars 2011 mes Bekim Halilaj dhe "Raiffaizen Bank". Kjo kërkesë është miratuar nga gjyqtarja e Tiranës, Brunilda Kasmi, e cila vendosur të ngrijë shumën prej 264 mijë e 500 euro. Nisur nga këto kushte "Raiffaizen Bank", nëpërmjet shoqërisë përmbarimore "E.P.S.A." SH.P.K. ka bërë ekzekutimin e urdhërit të vendimit të nxjerë nga gjykata. Mirëpo bllokimi i shumës financiare, ka bërë që të reagojë biznesmeni Bekim Halilaj i përfolur në skandalin e ankandit të shitjes së 30 mijë tonë naftë, i cili në 2 mars të këtij viti është kundërpërgjigjur me një padi civile, ku ka paditur në gjykatë shoqërinë përmbarimore "E.P.S.A." sh.p.k.

VENDIMI I GJYKATES

Gjykata në perfundim të hetimit gjyqësor,pasi administroi provat shkresore në bisedimet përfundimtare, mori pretendimet e përfaqësuesit të palës kërkuese i cili kërkoi pranimin e kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit,dhe si e bisedoi çështjen në tërësi vëren se pala kërkuese i ëhtë drejtuar Gjykatës me një kërkesë sipas objektit të përcaktuar në pjesën hyrëse të këtij vendimi gjyqëqor. Me kërkesën në gjykim pala kërkuese "Raiffeisen Bank" Sh.a, parashtron se midis saj në cilësinë e kredidhënëses dhe kredimarrëses shoqëria "Halilaj Holding Group"Sh.a, me dorëzanës Bekim Mit'hat Halilaj nëpërmjet lëvrimit të një shume prej 250, 000 Euro, me një afat kthimi prej 3 muaj, ka filluar marrëdhënia e kreditimit. Kjo marrëdhënie kreditimi është konkretizuar me nënshkrimin e kontratës së kredisë me kufi Nr 1257 Rep, Nr 688 Kol datë 23.03.2011. Kredimarrësi nuk e ka paguar këtë shumë megjithë njoftimet që i janë bërë, dhe është në vonesë në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e kredisë së mësipërme. Sipas vërtetimit datë 28.10.2011 të administruar në dosjen gjyqësore aktualisht detyrimi i kredimarrësit shoqërisë "Halilaj Holding Group"Sh.a, është në shumën prej 264,518.82 Euro. Për këtë arsye pala kërkuese kërkoi lëshimin e urdhrit të ekzekutimit përkatës për zbatimin e kontratës së kredisë në fjalë. Në nenin 510 të K.të Pr Civile parashikohet se ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një titulli ekzekutiv. Gjykata çmon se tituj ekzekutivë janë aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare. Gjykata nisur nga përmbajtja e kontratës në fjalë çmon se në vështrim të nenit 510/d të Kodit të Proçedurës Civile, ajo përbën një titull ekzekutiv dhe se për zbatimin e saj duhet lëshuar urdhri i ekzekutimit përkatës.
PADIA E BEKIM HALILAJT
Në datën 2 mars të këtij viti shoqëria Halilaj Holding Grup me administrator Bekim Halilaj ka paditur në gjykatë shoqërinë përmbarimore "E.P.S.A.". Sipas objektit të padisë me nr. 9264 Bekim Halilaj kundërshton veprimet përmbarimore nga kjo shoqëri. Deklarimin e pavlefshmërisë së titullit Ekzekutiv, kontratë kredie për sa i përket debitorit kryesor Halilaj Holding Group sh.p.k dhe dorëzanësve të tjerë. Detyrimin e palës së paditur shoqëria përmbarimore "E.P.S.A." që ti paguajë paditësit dëmin pasuror të shkaktuar nga sekuestrimi i aseteve dhe bllokimi i veprimtarisë ekonomike e përbërë nga humbja e pësuar ku përfshihen shpenzimet e shoqërisë për qiranë, pagat dhe humbje të tjera financiare për mosrealizim të kontratave me të tretëve.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja ikonë Demi Moore merr çmimin si aktorja më e mirë

Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja ikonë Demi Moore merr çmimin si aktorja më e mirë