Një 25 vjeçar shqiptar i cili u kap brenda një ‘shtëpie bari’ në Durham të Anglisë, është lënë në burg nga gjykata. Klajdi Kerkapi u arrestua brenda fermës së kanabisit ku punonte si ‘kopshtar’ për kultivimin e bimëve narkotike të cilat kapnin një vlerë prej 117 mijë paundësh.
Në deklaratën e tij të dhënë para trupit gjykues, i riu shqiptar tha se disa persona e kishin detyruar të punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhet që u kishte.
Ditën e sotme, gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 25 vjeçarin ndaj të cilit u deklarua fajtor dhe gjithashtu kërkoi një përkthyes gjatë gjithë procedurës.