Gjykata: Burg Xhuvanit! Familja
e braktis, i caktohet avokat shteti

Gjykata: Burg Xhuvanit! Familja<br />e braktis, i caktohet avokat shteti
TIRANE - Burg! Është kjo fjala e Gjykatës së Tiranës për Kostandin Xhuvanin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 4 personave në të gdhirë të 4 Nëntorit në lokalin e natës “Ante Grand”në kryeqytet. E po ashtu , “arrest me burg” është edhe vendimi për shokun e tij Erald Sida, nën akuzë për moskallëzim krimi dhe veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Në dy seanca të veçanta për të pandehurit, të cilat zgjatën nga rreth 10 minuta gjykatësja Enkela Bajo Vlora pa të arsyeshme kërkesën e Prokurorit Enklid Gjini dhe vendosi të japë masën e sigurisë “arrest me burg”.

I braktisur nga familja e tij, djali i vetëm i deputetes tashmë të dorëhequr Luiza Xhuvani dhe regjistorit të njohur Gjergj Xhuvani, është përballur i vetëm me drejtësinë në këtë seancë të parë ndaj tij. Po ashtu avokati Ardian Leka që e ka përfaqësuar në proceset e tjera ku 26-vjeçari është përballur me drejtësinë, nuk ka pranuar të marrë këtë çështje, edhe pse pas hekurave Xhuvani ka kërkuar emrin e tij. Në këto kushte, Xhuvani ka zgjedhur të dëgjojë këshillën e avokatit Violen Çelniku të caktuar kryesisht nga Gjykata, duke mos dhënë asnjë deklaratë për masakrën që ndodhi në lokalin e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Xhuvani me pranga edhe pas kafazit te te pandehurit
Në shkelje të procedurave për një të pandehur, Xhuvani u paraqit me pranga edhe brenda kafazit të të akuzuarit në Gjykatën e Tiranës. Një element ky që ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, të cilët u lejuan të ndjekin seancën vetëm në çastet e fillimit të saj, për të vijuar më tej me dyer të mbyllura. Ndërsa ka ndenjur për disa momente i prangosur në bankën e të akuzuarit, gjykatësja Vlora vendosi t’i heqë prangat Xhuvanit pas pyetjeve të gazetarëve se a ishte kjo në përputhje me procedurat ligjore.

prangat e xhuvanit
Xhuvani e Sida ne Gjykate nen masa te rrepta sigurie

Televizioni informativ A1 REPORT transmetoi Live mbërritjen e Kostandin Xhuvanit dhe shokut të tij Erald Sida në ambientet e Gjykatës së Tiranës rreth orës 10:30 dhe ajo që ra në sy ishin masat e larta të sigurisë. Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida do të qëndrojnë në paraburgimin 302 deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e për t’u përballur më pas në Gjykatën Penale me procesin gjyqësor.



Xhuvani pa avokat, Gjykata i cakton Violen Celnikun
Gjykata e Tiranës i caktoi Xhuvanit avokat kryesisht Violen Çelnikun. 26-vjecari Xhuvani kishte kërkuar që mbrojtjen e tij ta bënte avokati Ardian Leka, me të cilin është përfaqësuar në proceset e tjera, por ky i fundit nuk e ka pranuar cështjen. Madje gazetarët, të cilët kanë ndjekur seancën ndaj Xhuvanit vetëm minutat e para, në ambientet e jashtme të gjykatës kanë hasur avokatin Leka i cili ka thënë se nuk e ka marrë këtë çështje. Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Kostandin Xhuvanit dhe Erald Sidës u zhvillua me dyer të mbyllura.



Fjalët e vetme në Gjykatë: Jam Kostandin Xhuvani. Po! Me precedent penalë
Të vetmet fjalë që Xhuvani ka dhënë në gjykatë janë ato të gjeneralitetit të tij, ndërsa është shprehur me “PO” kur është pyetur se a ka qenë i dënuar më parë. Një procedurë standard e Gjykatës përballë cdo të pandehuri, dhe që në rastin konkret përgjigja e Xhuvanit lidhet me krimin që ai ka bërë në vitin 2011, kur vrau shokun e tij Alfred Musabelli. Në atë kohë djali i ish-deputetes socialiste u dënua me 2 vjet për shkak se shprehur pendesë dhe se e ka vrarë për vetëmbrojtje.


kostandin xhuvani


Avokati Çelniku: Xhuvani me pranga në kafaz, shkelje. I sugjerova të mos shpjegojë asgjë për vrasjet, më tha: Jam dakord!
Avokati i caktuar kryesisht për mbrojtjen e Xhuvanit, Violen Çelniku tha për mediat në përfundim të seancës, se i kishte sugjeruar 26-vjeçarit që të mos jepte asnjë shpjegim për 4 vrasjet e ndodhura në ambientet e lokalit të natës në të gdhirë të 4 Nëntorit. Ai tha se mbajtja me pranga edhe në bankën e të akuzuarit është në shkelje të ligjit.




Avokati i Sidës: 24-vjeçari nuk ka qënë në lokal kur ndodhën vrasjet
Për avokatin mbrojtës të Erald Sida, gjykata duhet marrë parasysh deklarimet e tij, sipas të cilit ai nuk ka qenë i pranishëm në lokal në momentin e vrasjeve.

“Erald Sida nuk ka lidhje me akuzën, ai në asnjë moment nuk ka parë ngjarjen. I vetmi moment është ai që i ka ardhur në ndihmë Demirajt. Prokuroria u pyet se çfarë provash sjell për gjykatën dhe dha përgjigjen: janë ato që kemi sjellë në tërësi për ngjarje”, tha avokati Vladimir Gërmenji, që mbron Sidën në këtë proces gjyqësor.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë