Gjykata e Korçës ka dënuar me 3 vjet burg ish drejtorin e burgut të Drenovës Laert Çeliku. Ka qenë organi i akuzës e cila pasi ka përmbyllur hetimet ka kërkuar në total dënimin e ish drejtuesit me 3 vjet heqje lirie ndërsa kjo është pranuar edhe nga gjykata.
Kjo e fundit ka dhënë vendimin e saj për ish drejtorin Laert Çeliku mbi të cilin rendon akuza e korrupsionit pasiv ndërsa pas përfundimit të vuajtjes së dënimit Çelikut i hiqet e drejta për një periudhë dy vjeçare të drejtojë funksionet publike.
Laert Çeliku u denoncua disa muaj më parë për mitmarrje në shkëmbim të ndereve që kryente për të dënuarit duke thyer rregullat në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com