Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike

Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike

Gjykata e Apelit Tiranë

Dy vjet nga implementimi i hartës së re gjyqësore, që solli shkrirjen e 6 gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon ndihmë për të gjetur ambiente të reja me qira ku do të vendosë Gjykatën e Apelit.

Përmes një thirrjeje publike, qeveria e gjyqësorit bën të qartë numrin e sallave që i nevojiten, duke lënë të kuptojë se nuk mjaftojnë ambientet aktuale ku çdo ditë nga i gjithë vendi në shkallën e dytë gjykohen mbi 100 seanca.

Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon që ambientet ku do të gjykohet në 26 salla me qira të jenë jo më larg se tre kilometra larg qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë që sipërfaqja totale e godinave të kërkuara ku do të zhvendoset Gjykata e Apelit të jetë mbi 7 mijë metra katrorë. 

Ky reagim i KLGJ vjen mbas ngërçit të krijuar në gjykatën e apelit në të cilën gjykohen çështjet penale dhe civile nga I gjithë vendi. Ndërkohë që në thirrjen ku KLGJ ofrohet si qiramarrës kërkohen që në këto ambiente të përfshihen edhe zyra për gjyqtarët, ambiente për nëpunësit si edhe për arkivin çka do të thotë që do të ketë sërish një zhvendosje të dosjeve , jo shumë larg nga koha kur fashikujt u mbartën nga gjykatat që u mbyllën drejt Tiranës. 

Llogaritë e KLGJ për gjyqtarët përfshin 78 gjyqtarë, pavarësisht se aktualisht në detyrë janë vetëm 28 ndërsa mungojnë edhe 50 të tjerë.

Vakanca në Apelin e juridiksionit të përgjithshëm vazhdon të mbetet një problem i pazgjidhur. Me gjithë apelet e ndërkombëtarëve për të plotësuar trupat me 78 gjyqtarë , kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Aktualisht në gjykatën e apelit stoku u dosjeve ka shkuar 43 mijë të tilla, që është i larti krahasuar me gjykatat në të gjithë vendin ku gjithsej presin për tu gjykuar 140 mijë çështja. /Top Channel/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 05/01/2025 00:14

    E kane gjetur ndertesën kan rënë dakort dhe për % ujqërit e vjetër të klgj-së

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale

Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale