Kopjoi të dhënat e TIMS, s'ka liri për ish shefin e IT-së në Policinë e Shtetit! Apeli nuk ndryshon masën e sigurisë për Ervin Muçën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Apeli la në fuqi masën e 'arrestit në shtëpi' për Muçën, pasi ky i fundit kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë, me argumentin se nuk ka kryer shkelje të ligjit.

Ervin Muça akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS gjatë kohës së tij si drejtor IT në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Tiranës njoftoi më datën 9 prill marrjen në hetim të Ervin Muçës në cilësinë e drejtorit të IT në Policinë e shtetit për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Menjëherë ai u shkarkua nga detyra që mbante prej drejtorit të përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Për këtë çështje është ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar, në të cilën dëshmoi edhe Muça pa praninë e kamerave.

Ndërkohë ai u thirr në SPAK për të dëshmuar më 12 prill, ku para mediave deklaroi se është i pafajshëm, pasi sipas tij ka vetëm spekulime mediatike, ndërsa ka kryer vetëm detyrën.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 28/05/2024 17:39

    Duan liri keta…harruan qe Saliu nuk eshte me disponibel..

    Përgjigju
  • Lindi: 28/05/2024 14:28

    Të jepet vendi punës, të besohet sekreti shtetëror dhe miu arave vjedh informacionin për të bërë lek. Burg dhe të mos e pranoj kush në punë.

    Përgjigju
  • Avokati: 28/05/2024 11:43

    Lironi kaçakun e ferres. Vetem ne Shqiperi mund te beje karriere nje surrat i tille i denje per arke supermarketi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?