Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein

Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein

Harvey Weinstein

Producenti hollivudian Harvey Weinstein është “shpëtuar” nga disa vite burg më tepër nga Gjykata e Apelit e Nju Jorkut, e cila vendosi të përmbyste dënimin e tij me burg, në vitin 2020.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata shprehet se gjykatësi i çështjes e paragjykoi producentin duke dhënë vendime ekstremisht të padrejta, përfshirë vendimin që lejoi dhënien e dëshmive të grave mbi akuza që nuk ishin përfshirë në çështjen në ngarkim të tij. Ajo shton se në lidhje me producentin duhet të nisë një proces komplet i ri gjyqësor.

“Ne arrijmë në përfundimin se gjykata në mënyrë të padrejtë përfshiu dëshmitë për akte të mëhershme seksuale ndaj personave të tjerë që nuk ishin pjesë e dosjes së gjykimit”,- thuhet në vendimin 4-3 të Apelit.

“Zgjidhja për këto gabime të rënda është një proces i ri gjyqësor”,-theksohet në vendim.

Vendimi i Gjykatës së Apelit rihap një kapitull të dhimbshëm në Shtetet e Baashkuara për ngacmimet dhe sulmet seksuale nga figura të fuqishme, një kapitull që filloi në vitin 2017 me lumë akuzash kundër Harvey Weinstein. Gratë që kanë ngritur akuza ndaj tij mund të detyrohen të rijetojnë traumat e tyre në cilësinë e dëshmitarit.

Weinstein, 72 vjeç, po vuan dënimin me 23 vjet heqje lirie në një burg në Nju Jork pasi u dënua se kishte detyruar me forcë një asistente televizive të kryente seks oral në vitin 2006, si edhe përdhunim në vitin 2013 të një gruaje që synonte të behej një aktore.

Ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg pasi u dënua me 16 vjet burg nga një Gjykatë në Los Anxheles në 2022 për një tjetër përdhunim.

Akuzat ndaj Weinstein, dikur një emër i njohur dhe i fuqishëm në botën e kinematografisë përfshirë prodhime që janë vlerësuar me Oskar si “Pulp Fiction" dhe "Shakespeare in Love”, nxitën lëvizjën #MeToo.

Dhjetra gra ngritën akuza ndaj tij përshirë aktore të njohura si Ashley Judd dhe Uma Thurman.

Weinstein është i burgosur në burgun Mohaëk në Nju Jork

Ai thotë se është i pafajshëm dhe se çdo akt seksual është bërë me pëlqim.

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…