Gjykata e Apelit vendos më 8 shkurt
për të arrestuarit për 21 janarin

Gjykata e Apelit vendos më 8 shkurt<br />për të arrestuarit për 21 janarin
TIRANE-  Gjykata e Tiranës nuk pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për zëvendësimin e masës së arrestit në shtëpi me atë të arrestit burg, ndaj Ndrea Prendit.

Në seancën me dyer të mbyllura, që u zhvillua sot paradite në gjykatën e Tiranës, i pranishëm ka qenë dhe një prokuror amerikan, Majk Kein, që ka asistuar në hetimet e 21 janarit.

Prokurorët shqiptarë deklaruan se kanë prova të të reja që sipas tyre imlikojnë pozicionin e Prendit. Nga ana e tij avokati i mbrojtjës, Genc  ka thënë se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë. Vetë Ndrea Prendi nuk është i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtari Shkëlqim Mustafa nuk është shprehur me vendim duke deklaruar se ishte shprehur një herë për këtë cështje.
“Me këto prova me këto argumente e këtë kërkesë ju mund të vijoni procesin e gjykimit, pasi unë jam shprehur një herë për këtë cështje.”- citohet të ketë thënë gjyqtari.

"Beteja e dytë ligjore" pritet të zhvillohet në ditët në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku të njëtat kërkesa argumentojnë një sërë faktesh dhe provash që sipas prokurorisë tre të arrestuarit duhet të qëndrojnë në "arrest në burg" dhe jo në atë të "arrestit shtëpiak", siç kishte vendosur gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

APELI VENDOS ME 8 SHKURT
Lënien ne arrest shtëpie te Ndrea Prendit, nuk e ka komentuar as Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e pyetur nga korrespondenti i Vizion Plus ne Fier, ku ishte e pranishme ne analizën e Prokurorisë se rrethit. Tashmë, pritet që masa e sigurisë të shqyrtohet ne Gjykatën e Apelit ne datën 8 shkurt, kur do te gjykohet mbi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg për Ndrea Prendin dhe shoferin e tij Margarit Kume. Ndërsa ne datën 10 shkurt do te merret vendimi për shefin e IT-se ne kryeministri Armando Kasaj. Masat do te shqyrtohen nga një trup gjykues i kryesuar nga Dritan Broci me anëtarë Gjin Gjonin dhe Edmond Gogun. Pas mbërritjes se ekspertizës nga FBI, organi i akuzës kërkoi arrestin me burg për komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, i cili rezultoi te ketë qëlluar me armen e tij mbi demonstruesin Faik Myrtaj e me pas te ketë ndërruar tytën me atë te shoferit Margarit Kume. Po ashtu u kërkua arrest me burg edhe për shefin e IT-se ne kryeministri Armando Kasaj, per fshirje te filmimeve te ngjarjeve te 21 Janarit.

Mbi ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi rëndon akuza e "Vrasjes me në rrethana cilësuese" të shtetasit Faik Myrtaj nga Fieri, ndërkohë që për shoferin e tij Margarit Kume prokuroria ka ngritur akuzën e "Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës". Për sa i përket inxhinierit të IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj dhe ndaj tij është ngritur akuza e "Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës" pasi është provuar se ai ka qënë administratori i serverit, pra njeriu i vetëm që ka pasur fjalëkalimin për të hyrë në system dhe punuar në të. Të tre të arrestuarit gjatë marjes në pyetje s'kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke u shprehur se do ndjekin procedurat ligjore për krimin që i atribohet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024