Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nis
zyrtarisht hetimet për Serbi-Shqipëri

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nis<br />zyrtarisht hetimet për Serbi-Shqipëri
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka publikuar sot një njoftim në faqen zyrtare rreth incidentit në sfidën Serbi-Shqipëri duke njoftuar se ka pranuar ankesat e palës shqiptare dhe asaj serbe, pas vendimit të Komisionit Disiplinor dhe Apelit të UEFA-s.
 
“Në ankesën e bërë në CAS, Federata e Futbollit e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë kërkojnë anulimin e vendimeve të UEFA-s ose të iu zbuten dënimet.
 
Të dy procedurat janë hapur dhe do të kryhen në përputhje me Kodin për Arbitrazh Sportiv”, thuhet në njoftimin e CAS.

Apeli i UEFA-s konfirmoi dënimet e Disiplinës, ku Shqipëria humbet ndeshjen në tavolinë përballë Serbisë me rezultatin 3-0 dhe gjobitet 100 mijë Euro për dronin, ndërsa Serbisë i zbriten 3 pikë, 100 mijë Euro gjobë dhe 2 ndeshje pa tifozë.

Më 14 Tetor në Beograd lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit u dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa në të 41’ e pjesës së parë ndeshja u ndërpre për shkak të hedhjes së një fishekzjarri në fushë, por arbitri Aktinson ishte mjaft kontradiktor në raportimet e dërguara në UEFA duke na penalizuar.
 

Vendimin për ndeshjen Gjykata pritet ta marrë pas disa muajsh, Shqipëria shpreson në marrjen e tri pikëve.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit

Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit