Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nuk ka miratuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Nikollë Radaçin, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Në seancën e sotme u shqyrtua çështja ndaj Radaçit, ndërsa gjykata nuk pranoi kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.
Nga ana e tij avokati i Radaçit ka deklaruar se kërkesën për gjykim të shkurtuar do ta dërgojë në gjykatën e apelit.
Gjatë hetimeve, ndaj Radaçit rëndonin tre akuza, por amnistia e miratuar pranverën e kaluar ka sjellë shuarjen e dy prej tyre, atë të përdorimit të alkoolit në drejtimin e mjetit dhe të largimit nga vendi i ngjarjes. Prokurorja Anila Bebeçi e ka dërguar Radaçin për gjykim vetëm për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen".
Me 3 Maj, 57-vjecari Radaci, duke drejtuar makinën Mercedes Bez në gjendje të dehur, doli nga rruga dhe u mori jeten ne trotuar, 12-vjecarit Enea Muçaj dhe Klesi Nikollit, 9-vjec. Shoku i tyre mbeti i plagosur. Me akuzën e mbetur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ai rrezikon nga 5 deri 20 vjet burg.
VENDOSI
1. Pranimin pjesërisht të kërkesave.
2. Dërgimin për gjykim pranë gjykatës kompetente (Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës) të procedimit penal Nr.847 datë regjistrimi 4.5.2026, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", të parashikuar nga neni 290, paragrafi 4 i Kodit Penal në ngarkim të të pandehurit: N. R., i datëlindjes xxxx
3. Refuzimin e kërkesës së të pandehurit N. R. për të proceduar me gjykim të shkurtuar.
4. Deklarimin e papërdorshëm të Procesverbalit "Për marrjen e mostrës së gjakut", ndaj të pandehurit N. R., datë 3.5.2026.
5. Deklarimin e papërdorshëm të Aktit të Ekspertimit Toksikologjik-Ligjor, Nr. xxx, datë 13.5.2026, hartuar nga ekspertja Z. B.
6. Formimin e fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë të gjitha aktet e hetimeve paraprake të ndodhura në dosjen penale me Nr. 2094 datë regjistrimi 13.10.2026, të përcaktuara sipas nenit 332/ë, pika 2 e K.Pr.Penale, me përjashtim të akteve të përcaktuara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi, të cilat i kthehen prokurorit.
7. Vendimi për dërgimin, e çështjes në gjyq së bashku me fashikullin do të depozitohet në sekretarinë e Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi.
8. Pushimin e hetimeve, që i përket procedimit penal nr. 847, datë 4.5.2026, ndaj personit nën hetim N. R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, për shkak se kjo vepër penale, është amnistuar nga ligjvënësi sipas nenit 6 të Ligji Nr.57/2026 "Për dhënie amnistie.
9. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, kundër vendimit për pushimin e hetimeve mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar të Gjykatës, ndërsa kundër vendimit për refuzimin e kërkesës për të proceduar me gjykim të shkurtuar lejohet ankim bashkë me vendimin përfundimtar dhe/ose jo përfundimtar të gjykatës kompetente.
U shpall në Durrës, sot më datë 16.11









Komente
Komento