ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka apeluar vendimin e Gjykatës së këtij qyteti për të lënë të lirë Viktor Ymerin edhe pse ai ishte i dënuar dhe i akuzuar për tre vrasje. Gazetari i Report Tv, Elton Qyno raportoi dy ditë më parë që lirimi i Viktor Ymerit do të apelohet ndërsa sot është mësuar që apelimi është finalizuar. Ankimimi i prokurorisë është bërë në në Gjykatën e Apelit pasi pretendon se lirimi I tij ishte i jashtëligjshëm. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës të kryera në burg.
Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, ka lënë qelinë e burgut të Lushnjes dy dite më parë. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij. Ndaj Ymerit ka mbërritur dhe një vendim penal i drejtësisë Italiane që e dënonte me 24 vite burgim për vrasjen e Gëzim Muçës dhe plagosjen e Taulant Maskës në rrugën “Via dellaTraversa del Grill” në Romë, por gjasat që ai të kthehet në burg duket se janë të pakta.
-
Po si ka mundesi qe gjthm dalin mbrapa keto klausola Jo duhet kthyer Jo duhet arrestuar 25 vjet burrii botes edhe na del qe nuk I Jan llogaritur gabim! Kush e ka fajin!? Apo paska vetem te pa afte me sa duket gjithmone ne cdo institucion! Shijo lirine zoteri edhe mos ta ndjej fare per asnje! Te uroj gjithe te mirat e kesaj bote edhe shijoje lirine sepse e meriton I dashur kushdo qofsh e kudo qofsh.
Përgjigju










Komente
Komento