Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur të rishqyrtojë urdhërarrestet kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Urdhër-arrestet mbeten në fuqi, por Gjykata e Apelit ka vendosur ta kthejë çështjen tek shkallë më të ulëta të gjyqësorit, të cilat do të duhet të rishqyrtojnë çështjen kryesore: nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka juridiksion mbi çështjen, duke qenë se Izraeli nuk bën pjesë në Statutin e Romës, që përcakton bazën ligjore për punën e Gjykatës.