Biznesmenit i bllokohen prona me vlerë 10 mln euro në Tiranë

Biznesmenit i bllokohen prona me vlerë 10 mln euro në Tiranë

Luan Spahiu, një trafikant kokaine i dënuar nga gjykata Gjermane e Frajbugut me 5 vite burg dhe më pas i shndërruar në biznesmen ndërtimi në Shqipëri, po përballet me sekuestrimin e pasurisë. Pak ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda, pas një kërkesë të depozituar nga prokurorja Elisabeta Imeraj, ka vendosur të sekuestrojë disa prej pasurive, si apartamente dhe shumë prona të tjera. Sipas akuzës këto pasuri dyshohet se rrjedhin nga të ardhura kriminale pasi Luan Spahiu, disa kohë më parë ka trafikuar kokainë nga Ekuadori në drejtim të Gjermanisë dhe në Hollandë.

Për shkak të këtij aktiviteti kriminal, Spahiu rezulton i dënuar me 5 vite burg në Gjermani, dënim ky që është dhënë në vitin 2011. Mësohet se në 21 prill 2004 Spahiu ka themeluar kompaninë e ndërrtimit “Pinari Shpk”, ndërsa në datën 26 gusht 2010 Spahiu ka vendosur të largohet nga kjo kompani dhe t’i shesë biznesin e ndërtimit një shtetase të huaj, të quajtur Sandra Patricia Marquez Neira, nga Bogota e Kolumbisë. Ndërkohë që në 14 gusht 2012, kjo kompani ka ndryshuar statusin ekonomik, duke e pezulluar aktivitetin.

Vlera e pronave 10 milion euro
Pronat për të cilat Krimet e Rënda kanë urdhëruar sekuestron janë regjistruar në emër të Luan Spahiut, 53-vjeç, me banim në Tiranë. 53-vjeçari rezulton i dënuar në Gjermani me 5 vite burg për trafik droge. Sipas burimeve të policisë, Spahiu është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia dhe Ekuadori,drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.

Pronat dyshohet se u përfituan nga droga
Dyshohet se paratë e fituara nga kjo linjë e trafikut të kokainës, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” Sh.p.k në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë e në rrugën “Naim Frashëri”. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thane se po punohet për identifikimin e pasurive të tjera në emër të biznesmenit Luan Spahiu, ndërkohë që pas hetimit të Prokurorisë, Gjykata vendosi që 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2 të ndërtuara nga “Pinari” sekuestrohen.

Gjithashtu, Krimet e Rënda kanë urdhëruar sekuestro edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2, një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim”, me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhde u sekuestruan, dy sipërfaqe trojesh në rrugën “Naim Frashëri” dhe në Selitë, përkatësisht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tre automjete të shtrenjta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër