TIRANË - Gjykata e Lartë ka analizuar ditën e djeshme punën e saj gjatë vitit 2013. Pa praninë e medias, trupa gjyqësore e drejtuar nga kreu i këtij institucioni, Xhezahir Zaganjori, ka deklaruar se, dhënia e një drejtësie cilësore është shtyllë themelore e shtetit të së drejtës.
Gjatë analizës, Zaganjori ka bërë të ditur se, në Gjykatën e Lartë në vitin 2013 janë shqyrtuar gjithsej 5583 çështje të llojeve të ndryshme.
Në njoftimin e bërë për median, thuhet se, “trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë, ritheksoi qëndrimin e saj se dhënia e një drejtësie cilësore, si shtyllë themelore e shtetit të së drejtës, përbën nje detyrim ndaj qytetarit si dhe domosdoshmëri ndaj vlerave e parimeve demokratike”.
Sipas Gjykatës së Lartë, “kjo do t’i shërbejë përmirësimit të imazhit dhe perceptimit të publikut ndaj gjyqësorit, rritjes së luftës kundër fenomeneve korruptive si dhe rritjes së transparencës, me qëllim rikthimin e besimit të publikut tek gjyqësori, si garant i mbrojtjes së të drejtave të individit”.
GJYKATA E LARTË, NË NJË VIT 5583 ÇËSHTJE GJYQËSORE
Me anë të një njoftimi për median, gjykata ka bërë të ditur se, nga 5583 çështje, 3741 kanë qenë çështje civile (721 janë shqyrtuar në seancë gjyqësore dhe 3020 në dhomë këshillimi), si dhe 1842 çështje penale (358 janë shqyrtuar në seancë gjyqësore dhe 1484 në dhomë këshillimi).
“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, edhe gjatë vitit 2013, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, është përpjekur që nëpërmjet vendimeve gjyqësore të realizojë misionin bazë të saj që është konsolidimi dhe unifikimi i praktikës gjyqësore, gjë që ndikon drejtpërsëdrejti në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës dhe garantimin sa më mirë të të drejtave dhe lirive themelore të individit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Gjykata e Lartë.
Gjatë vitit 2013 në Gjykatën e Lartë janë emëruan katër anëtarë të rinj, si dhe janë marrë masat organizative për plotësimin e numrit të ndihmësave ligjore, sipas kritereve të kërkuara ligjore.
Një nga angazhimet më të rëndësishme të Gjykatës së Lartë për vitin 2013, ka qenë zbatimi efektiv i ndryshimeve ligjore të ndërmarra në kuadrin e reformave në sistemin e drejtësisë, kanë bërë të ditura burimet zyrtare të këtij institucioni.
Sipas Gjykatës së Lartë, synimi kryesor i tyre ka qenë rritja e efektivitetit dhe performancës së organeve gjyqësore në përgjithsi dhe Gjykatës së Lartë në veçanti, në ofrimin e një shërbimi gjyqësor sa më të shpejtë dhe sa më cilësor ndaj qytetarëve.
PROBLEMATIKAT NË GJYKATËN E LARTË
Sipas anëtarëve të Gjykatës së Lartë, “numri i madh i çështjeve të grumbulluar ndër vite mbetet një problem shqetësues për veprimtarinë e gjykatës, i cili ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë”.
“Gjykata e Lartë duke qenë e ndërgjegjshme për rendësinë që ka ky problem është angazhuar në mënyrë serioze për zgjidhjen e tij. Për këtë qëllim, ndër të tjera janë përcaktuar një sërë rregullash për gjykim, shoqëruar dhe me masa organizative, për të cilat shprehet besimi se do të japin rezulate pozitive në të ardhmen”, bëhet e ditur në njoftimin e bërë nga ky institucion.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com