Gjykata e Lartë, caktohen gjyqtarët
për Priftin, Shehun e Ballën

TIRANË – Në Gjykatën e Lartë janë hedhur shortet për tre padi, mes të cilave për hetimin Prifit – Beqiraj dhe padi e Sali Shehut ndaj deputetit demokrat Enkeled Alibeaj.
Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas procedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore për gjyqin ndaj ish drejtueseve të METE, përbëhet nga: Mirela Fana, relatore e çështjes, Fatos Lulo, Arjana Fullani Aleksandër Muskaj dhe Gani Dizdari”, pohon gjykata. Ish-ministri i Ekonomisë dhe zëvendësi i tij akuzohen për korrupsion pasiv, teksa janë filmuar të ndanin 69 mijë euro në banesën e Priftit.

E AKUZUOI SEKSER TË TOPIT, SHEHU PADIT ALIEBAJ-n
Gjithashtu, djenë Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e rregjistruar ne Gjykatën e Lartë me nr. 4/12 akti, dhe palë: Sali Shehu dhe Enkelejd Alibeaj, parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas proçedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet:
1.Edmond Islamaj, Relator i Çështjes
2. Guxim Zenelaj
3. Ardian Dvorani
4. Fatos Lulo
5. Majlinda Andrea

PADIA E POLLOS NDAJ BALLËS
Për padinë e ministrit Genc Pollo ndaj deputetit socialist Balla, gjyqtarët përkatës do të jenë:
1. Majlinda Andrea, Relatore e Çështjes
2. Mirela Fana
3. Fatos Lulo
4. Arjana Fullani
5. Shkelzen Selimi

(aq/shqiptarja.com)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave