Gjykata e Lartë e ILDKP,
beteja Qeveri-Presidencë

TIRANE- Presidenti i vendit, Bujar Nishani, pritet që përballjen e parë me mazhorancën e re qeverisëse ta ketë pikërisht me dekretimet e emrave të rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë si dhe kreut të ri të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, kjo pas shkarkimit që do t`i bëjë Kuvendi kryeinspektores Zana Xhuka. Përplasja e parë mes mazhorancës dhe kreut të shteiti erdhi në momentin kur mazhoranca rrëzoi në seancën plenare dy kandidaturat që Nishani kishte dekretuar për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Ndonëse u tha se emrat e gjyqtarëve Gjovalin Përnoca dhe Petrit Çeno ishin zgjedhur me konsensusin e krerëve të grupeve parlamentare gjatë takimeve me Nishanin, rezultoi se ata nuk ishin “të preferuarit” e mazhorancës në Kuvend. Por një tjetër përballje që pritet të ketë kreu i shtett këtë radhë me kryeministrin është edhe mundësia e një emri tjetër për kreun e SHISH, kjo pasi nëse mazhoranca do të ndërmarrë nismën për shkarkimin e Visho Ajazi Likës në bazë të shkeljeve që ka bërë. Një nga këto shkelje radhitet sipas mazhorancës është mosraportimi i kreut të SHISH në lidhje me aktet terroriste të vënies së tritolit apo dhe mungesës së informacionit të domosdoshëm, që sipas mazhorancës që do të parandalonte krimin në vend.  

Qëndrimi i Nishanit
Vetëm dy ditë pasi mazhoranca në Parlament rrëzoi dekretet për anëtarë të Gjykatës së Lartë, kreu i shtetit në një reagim të tij akuzoi mazhorancën se po tenton ta bëjë atë një armik politik. Ai tha se në gjithë vendimmarrjet, i është bindur dhe do t’i bindet vetëm Kushtetutës, duke deklaruar se do jetë gjithnjë garant i tërësisë së parimeve kushtetuese, frymë e ndjekur gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, bashkëpunimit në Kuvend e deri në dekretimin e anëtarëve. Në të njëjtën kohë ai i ka dalë në mbrojtje edhe kreut të SHISH, për të cilin ka thënë se ka kryer detyrën në mënyrë të shkëlqyer dhe me rezultate. Por nuk ka ndodhur kështu edhe me kreun e ILDKP, për të cilën Nishani ka thënë se do të respektojë Kushtetutën nëse do të kërkohet shkarkimi i saj.


Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)