Sot, më datë 25.11.2011, në Gjykatën e Lartë u zhvillua hedhja e shortit për caktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen e regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.11/11 akti, në ngarkim të të akuzuarit Z. Sali Berisha dhe akuzues Z. Dashamir Peza dhe Znj. Entela Peza, me objekt “Shpifje”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal dhe nenit 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas proçedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet si më poshtë vijon:
1. Ardian Nuni, Relator i Çështjes
2. Arjana Fullani
3. Besnik Imeraj
4. Guxim Zenelaj
5. Medi Bici
Disa herë kryeministri Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ka aluduar për marrëdhënie të liderit të Partisë Socialiste Edi Rama me deputetin Dashamir Peza. Ky i fundit e ka paditur për “shpifje”