Gjykatësit e lartë kanë shpjeguar në vendimin 15727 prej 146 faqesh se punësimi i Mangano-s në Arcore (rezidencë e Berlusconi-t) përmes Dell’Utri-t vinte si rezultat i “përputhjes së interesave të Berlusconi-t dhe të Cosa Nostra”. Është provuar gjithashtu edhe marrëveshja mbrojtëse nuk ishte gratis por në këmbim të saj “janë derdhur shuma të mëdha nga ana e Berlusconi-t në favor të mafia”s.
Sipas gjykatës Berlusconi pagoi Cosa Nostra-n pasi ishte në rolin e viktimës dhe kërkonte të ishte i mbrojtur për vete dhe familjarët e tij, “një nevojë për biznesmenin”. Gjykata e Lartë shpjegon se marrëveshja kishte si qëllim “garantimin e lirisë së lëvizjes dhe të iniciativës” për Berlusconi-n dhe “avantazhin ekonomik personal e të grupit, për Cosa Nostra”.
Kështu, procesi i Apelit ndaj senatorit italian Marcello Dell’Utri – një nga njerëzit më të afërt të Berlusconi-t - do të ripërsëritet në Palermo. Anulimi i vendimit të parë të Apelit duket se ka ardhur më shumë për çështje teknike.
(im/shqiptarja.com)