Gjykata e Lartë bllokon urdhrin që lejonte rifillimin e procedurave për abort në Teksas

Gjykata e Lartë bllokon urdhrin që lejonte rifillimin e procedurave për abort në Teksas

Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë e Teksasit bllokoi një urdhër të një gjykate më të ulët, që lejonte klinikat në këtë shtet, të vazhdonin të kryenin aborte edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë amerikane që hodhi poshtë nje vendim të hershëm të saj të marrë në vitit 1973, që i ofronte mbrotje kushtetuese abortit.

Nuk dihet ende nëse klinikat në Teksas, të cilat rifilluan kryerjen e aborteve vetëm disa ditë më pare, do t’i ndalonin shërbimet e tyre pas këtij vendimi të marrë të premten vonë në mbrëmje. Një seancë dëgjimore mbi këtë çështje është caktuar të mbahet në fund të këtij muaji.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Teksasit që rrëzon vendimin e një gjykate më të ulët, dhe i marrë brenda një harku kohor njëjavor është tregues i paqartësisë së krijuar në të gjithë vendin që prej rrëzimit nga Gjykata e Lartë e vendit, të atij që njihet si çështja Roe kundër Wade.

Një urdhër i një gjykatësi të Hjustonit të martën u kishte siguruar disa klinikave që të rifillonin përkohësisht procedurat për abort deri në javën e gjashtë të shtatzënisë. Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, i kërkoi menjëherë të gjykatës më të lartë të shtetit, e cila ka në përbërjen e saj nëntë gjyqtarë republikanë, që ta pezullonte përkohësisht urdhrin.

"Këto ligje janë të paqarta, të panevojshme dhe mizore", thotë Marc Hearron, aktivist i Qendrës për të Drejtat Riprodhuese, pas vendimit të marrë të premten në mbrëmje nga gjykata e lartë e Teksasit.

Klinikat në Teksas, një shtet me rreth 30 milionë banorë, ndaluan kryerjen e abortit pas vendit të Gjykatës së Lartë të vendit që rrëzoi Roe kundër Wade.

Klinikat që kryejnë aborte si dhe pacientët në të gjithë vendin vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje për qasje tek kjo procedure në kushtet kur Gjykata e Lartë e vendit, ua ka lënë në dorë shteteve, zgjidhjen mbi këtë çështje./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT