ITALI- Gjykata e Lartë e Italisë ka lënë në fuqi dënimin me 15 vite e 5 muaj burg për Moisi Habilajn. Ai u akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 nga policia italiane së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili.
Habilaj u dënua në mungesë nga Apeli pasi Gjykata e Katanias e la në arrest shtëpie dhe ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masën sigurie. Prej kohësh janë kryer kontrolle edhe në Shqipëri për gjetjen e tij, por pa rezultat. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.
Së bashku me Habilajn, përfunduan në pranga edhe 11 persona të tjerë. Arrestimi i tij bëri bujë në Shqipëri, sepse hetimi u zgjerua më tej dhe përfshiu edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithashtu ndodhet në burg duke vuajtur dënimin. Tahiri ishte kushëri me Habilajt dhe akuzohet se i ka favorizuar.
Të bashkëpandehur me Moisiun janë edhe Florian Habilaj, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Maridian Sulaj, Sabaudin Celaj, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, të gjithë nën akuzë për grup kriminal dhe trafik narkotikësh.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.4%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1242
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: SPAK, modeli rumun i aksionit antikorrupsion
29 Shtator, 19:31
-
SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit
29 Shtator, 19:26
-
Gjyqi i Mediut/ Familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Efraim Diverolit e David Packouz! Drejtuesit e kompanisë amerikane blenë municionet në Gërdec
29 Shtator, 15:43
-
EMRAT/ Shqiptarët 'biznes familjar' me drogë në Selanik, arrestohen 7 persona! Sekuestrohen 585 kg kokainë, paketimi me simbole naziste! Drejtohej nga një çift bashkëshortësh
29 Shtator, 14:59
-
U arrestua dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për drogë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’
29 Shtator, 13:53
-
Një foto nga SPAK, që flet më shumë se çdo fjalë!
29 Shtator, 12:08
-
I shpallur në kërkim si pjesë e një grupi trafikantësh, në pranga 34-vjeçari në Elbasan! Shkon në 56 numri i të arrestuarve
29 Shtator, 11:13
-
U filmuan duke folur për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, SPAK dërgon për gjykim Kristo Agalliun dhe Agron Durajn
29 Shtator, 10:23
-
Mero Baze: Altin Dumani nuk duket i frikësuar dhe ky është lajm i mirë
28 Shtator, 20:19
-
FOTOT/ Brenda ambienteve të SPAK, zyrat 'pirg' me dosje! Dumani ja tregon edhe të dërguarit të SHBA
28 Shtator, 19:19
-
Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi! Së shpejti zhvillime surprizuese për Ahmetaj! Nisin hetimet për fondet e IPARD
28 Shtator, 14:14
-
Gjykata e Lartë rrëzon SPAK, shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja
26 Shtator, 16:06