LONDER - Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe vendosi të mbështesë ekstradimin drejt Suedisë të Xhulian Asanzhe. Themeluesi i Wikeleaks ka ndjekur gjithë shkallët e gjykatave në Londër, por pa rezultat. Tashmë ballafaqimi i tij me drejtësinë suedeze duket se është i pakthyeshëm.
Asanzhe është në arrest shtëpie në Londër dhe brenda pak ditësh pritet nisja e tij për në Suedi, ku do të përballet me akuzat për ngacmim seksual. Nëse shpallet fajtor, Asanzhe rrezikon deri në 3 vite burg.
Dyzet vjeçari australian, i cili ka publikuar qindra dokumente sekrete amerikane në faqen e tij Wikileaks, ka argumentuar se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.
Asanzh mund të provojë edhe një shans të fundit. Të ankohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në të kaluarën ka vonuar ekstradimet e profilit të lartë për periudha të gjata kohore.
(r.d.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com