TIRANË - Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimimin e dy dekreteve të presidentit, Bujar Nishani për kandidatët për Gjykatën e Lartë.
Kandidaturat e Petrit Çenos dhe të Gjovalin Përnocajt, të propozuara nga Kreu i shtetit, janë depozituar në parlament më 22 nëntor 2013.
Të dy këto emërime janë cilësuar nga maxhoranca si politike e për rrjëdhojë priten te rrëzohen .
Pak kohë më parë kryetari i Komisionit të Iigjeve në Kuvend, Fatmir Xhafa i konsideroi këto emërime si pazar klientelist për shkak se hallka kryesore, Presidenti, është një lojtar partiak që po krijon celula militante brenda sistemit.
Sipas Xhafës emërimet në kohën kur të djathtët kishin shumicën nuk plotësojnë as kriteret më minimale për të qenë
gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.
KUSH JANE CENO E PERNOCI
Dy gjyqtarët kanë një karrierë të gjatë në radhët e gjyqësorit. Petrit Ceno, me një karrierë mbi 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë, ka drejtuar Gjykatën e Durrësit dhe atë të Apelit në Durrës.Ndërsa emri i Gjovalin Pernocës, po ashtu i përket një gjyqtari me përvojë në disa gjykata të shkallës së parë, si dhe në atë të Apelit të Krimeve të Rënda. Dekreteve të emërimit nga presidenti Nishani i parapriu një fazë e parë selektimi, ku u përzgjodhën 21 emra, 8 që vinin nga radhët e gjyqësorit dhe 13 të tjerë ishin me profesionin juristë.
Redaksia online
(sg/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com