Gjykata e Lartë: Kumbaro
nuk u arratis për fajin tonë

Gjykata e Lartë: Kumbaro<br />nuk u arratis për fajin tonë
TIRANË - Gjykata e Lartë ka reaguar sot pas letrës së hapur të djalit të të ndjerit Remzi Hoxha lidhur me gjyqin ndaj njeriut që dyshohet se e ka zhdukur atë, Ilir Kumbaro. Nëpërmjet një deklarate zyrtare e cila mban firmën e kryetares së Gjykatës, Shpresa Becaj, citohet se në vendimin për arrestin me burg të Ilir Kumbaros, Kolegjet e Bashkuara të kësaj Gjykate kanë zbatuar ligjin dhe të gjitha procedurat përkatëse dhe se ekzekutimi i vendimit për arrestimin e Kumbaros nuk është pezulluar nga kjo Gjykatë.
“Ndryshe nga sa pretendohet, Gjykata e Lartë është investuar për çështjen në fjalë konform ligjit dhe proçedurave ligjore, për më shumë se një herë dhe, duke parë problematikat ligjore që paraqiste çështja, ka treguar kujdesin maksimal për të respektuar nje proçes të rregullt ligjor dhe pa paragjykuar asnjë nga palët në të drejtat e tyre themelore. Nën kujdesin maksimal të Kryetares së saj, Znj. Shpresa Beçaj, kjo gjykatë duke marrë në vlerësim rëndësinë e çështjes dhe problematikat proceduriale konstatuar gjatë shqyrtimit të saj në Kolegjin Penal, kaloi me përparësi gjykimin në Kolegje të Bashkuara, midis 6000 çështjeve të rregjistruara në atë kohë pranë kësaj gjykate. Megjithatë, për të arritur në vendimin përfundimtar, i cili e la në kushtet e arrestit me burg të pandehurin I. Kumbaro, duke e konsideruar si një masë të përshtatshme dhe në përputhje me rrezikshmërinë shoqërore si të vepres dhe të autorit, Kolegjet e Bashkuara të kësaj gjykate kanë punuar hap pas hapi për të krijuar mundesitë ligjore e teknike në mënyrë që të realizohej një gjykim i drejtë e i paanshëm”, thuhet në këtë deklaratë.

BECAJ: VONESAT NË EMËRIMIN E ANËTARËVE, PENGESË
Në deklaratëb e gjatë për shtyp lidhur me letrën e Ardian Hoxhës, ku kërkohet procedim penal për Shpresa Becaj, vetë kryetatarja e Gjykatës së Lartë pohon se është penguar gjatë procesit gjyqësor Kumbaro. Pengesat sipas saj lidhen me: mungesa e kuorumit të nevojshëm të gjyqtarëve për tu mbledhur dhe vendosur në Kolegje të Bashkuara në përputhje me ligjin organik dhe Kushtetutën; pamundësia e Kolegjeve të Bashkuara për të dalë me një vendim përfundimtar pasi qëndrimi i gjyqtarëve lidhur me mënyrën e zgjidhjes së çështjes u nda në mënyre të tillë që nuk lejonte krijimin e një shumice minimale (6 pro, 6 kundër) dhe vetem pas plotësimit të trupës gjyqësore me dy gjyqtarë të rinj, së fundmi u krijuan mundësitë ligjore dhe teknike për t’u mbledhur dhe vendosur për këtë çështje.

ARRATIA E KUMBAROS
“Gjykata e Lartë, sqaron sërish opinionin publik, mbas qëndrimit të mbajtur prej saj në datën 13.12.2011 pranë agjensisë së lajmeve “Balkan Insight”, se pasoja e ardhur, arratia e shtetasit Ilir Kumbaro, nuk ka asnjë lidhje shkakësore me procedurat ligjore dhe administrative të detyrueshme që kanë të bëjnë me çështjen në fjalë. Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Nr 5 datë 05.01.2010 i cili vendosi lënien në fuqi të vendimit Nr.154, datë 15.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Pare të Krimeve të Rënda në lidhje me masën së sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Ilir Kumbaro, objekt shqyrtimi në Kolegjet e Bashkuara, është vendim i formës së prerë. Ekzekutimi i ketij vendimi nuk është pezulluar nga ana e Gjykates se Larte”, thuhet në deklaratë.

HETIMI PËR KRYETAREN, SHPRESA BECAJ
“Në lidhje me pretendimet e Z. Ardian Hoxha për të “urdhëruar një hetim dhe procedim penal për Kryetaren e Gjykatës së Lartë dhe Kolegjin Penal ” të kësaj gjykate, theksojmë dhe një herë se: Gjykata e Lartë dhe antarët e saj në shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe dhënien e këtij vendimi, kanë zbatuar me përpikmëri vetëm Kushtetutën dhe ligjin”, përfundon qëndrimi zyrtar i Gjykatës së Lartë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit