Gjykata e Lartë, presidenti Topi
dekreton Artan Zenelin

Gjykata e Lartë, presidenti Topi<br />dekreton Artan Zenelin
TIRANË – Presidenti Bamir Topi dekretoi Artan Zenelin, kryetarin aktual të Gjykatës së Tiranës si anëtar të Gjykatës së Lartë. Vendimi i presidentit të Republikës vjen për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën më të fuqishme në vend.
Artan Zeneli propozohet nga presidenti Topi për herë të dytë, pasi në vitin 2008 ai u rrëzua në Kuvend nga mazhoranca, ndërsa votohej bashkë me Kristaq Trajën dhe Zamir Podën.

Në vitin 2009 Zeneli u zgjodh nga KLD, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, mandati i të cilit është 4 vjeçar. Një vendim ky, që kaloi me shumë debate në një mbledhje që zgjati 4 orë. Enkeled ALibeaj, ministri i Drejtësisë në atë kohë, akuzoi KLD-në se zgjedhja e Zenelit nuk ishte transparente. Ai tha se ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli ishte zgjedhur gjyqtar në gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë. I pranishëm në mbledhje ishte dhe kreu i KLD, presidenti i vendit, Bamir Topi.

KUSH ËSHTË ARTAN ZENELI
Artan Zeneli ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Më pas ka filluar punë në organet e drejtësisë. Është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Pas disa vitesh në këtë gjykatë merr detyrën e kryetarit të gjykatës së kryeqytetit. Zeneli cilësohet si një gjyqtar profesional me një background të pasur në fushën e jurisprudencës, gjë që duket se ka ndikuar dhe në përzgjedhjen e kandidaturës së tij nga kreu i shtetit.

(aq/shqiptarja.com)










  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset